• |
ide | kryesore

“Nga rrugët e Nigerisë në librat e historisë”: mesazhi i Didier Drogba emocionon Osimhen

-Instant, Sport
Drogba



Një sezon madhështor i kurorëzuar me një titull kampion në Serie A, që Napolit të tij i mungonte prej 33 vjetësh. Victor Osimhen është idhulli i tifozëve napolitanë, por adhuruesit e tij janë të shumtë edhe përtej besimit të kaltër. Një prej më të famshëmve është Didier Drogba, që i ka bërë komplimentat nigerianit, pas fitores së titullit.

Qendërsulmuesi i Napolit është padyshim protagonisti i madh i suksesit të skuadrës së Luciano Spalletti. Me 23 gola dhe 4 asist në kampionat, Osimhen është në fakt golashënuesi më i mirë i skuadrës. Goli i tij i fundit në ndeshjen kundër Udineses u dha napolitanëve fitoren matematikore të titullit kampion. Një sezon i jashtëzakonshëm që nuk ka kaluar pa u vënë re. E kështu, komplimentet kanë vërshuar për nigerianin nga të gjitha anët.

MESAZHI I DROGBA

Ish-flamuri i Chelsea, Didier Drogba, ka postuar në rrjetet sociale një foto të momentit kur sulmuesi thirret gjatë paradës së kampionëve, me mbishkrimin: “Victor Osimhen, nga rrugët e Nigerisë në librat e historisë. Urime vëlla, ty dhe klubit tënd”. Victor më pas iu përgjigj postimit duke shkruar: “Faleminderit legjendë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *