• |
ide | kryesore

Sa të mëdha janë telashet ligjore për Donald Trump

-Instant, Arkiva, F1, Planet
trump



Donald Trump është nën hetim për gjithçka. Nga mënyra e trajtimit të tij të dokumenteve tepër sekrete deri tek përpjekjet për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Kandidati kryesor për nominimin republikan në 2024-ën po përballet me një sërë pengesash ligjore së fundmi.

Ai u bë ish-presidenti i parë që u përball me akuza penale për një skemë dhëniesh parash për blerjen e heshtjes ndërsa një ditë më parë u urdhërua t’i paguante miliona dollarë një shkrimtareje pasi u shpall fajtor për abuzim seksual. Këtu janë rastet e fundit, por tashmë Trump ka një seri betejash ligjore.

Banner reading New York

Për çfarë po hetohet Trump?

Nju Jorku është një vatër aktiviteti ligjor kur bëhet fjalë për Donald Trump. Ai u bë ish-presidenti i parë që u përball me akuza penale kur u padit pas një hetimi për një pagesë prej 130 mijë dollarësh për ish-yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels. Ajo pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me miliarderin, diçka që Trump e mohon dhe thotë se ajo i pranoi paratë nga ish-avokati i tij përpara zgjedhjeve të 2016-ës në këmbim të heshtjes së saj. Ndërkohë, praktikat e biznesit të kompanisë së tij

“Organizata Trump” janë duke u hetuar nga prokurorët e shtetit. Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut po drejton një hetim civil (i cili nuk mund të rezultojë në akuza penale) dhe ka kaluar vite duke parë nëse kompania ka kryer akte të ndryshme mashtrimi gjatë disa dekadave. Një tjetër hetim penal po shqyrton çështje të ngjashme.

Çfarë ka thënë Trump?

Trump e përshkroi aktakuzën në rastin Stormy Daniels si “persekutim politik” dhe tha se nuk priste një gjyq të drejtë. Ish-presidenti dhe avokatët e tij kanë këmbëngulur se akuzat kundër “Organizatës Trump” janë të motivuara politikisht.

Por, sa serioze është?

Trump është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit në rastin Stormy Daniels. Tani po shkon në gjyq, i cili ka të ngjarë të mblidhet në shkurt ose mars 2024. Rezultati më i mundshëm atje është me një gjobë.

Hetimi penal për “Organizatën Trump” ka dhënë tashmë vendimin. Kompania u shpall fajtore për mashtrim dhe falsifikim të të dhënave të biznesit dhe u gjobit. Allen Weisselberg, shefi financiar i organizatës, u dënua me burg.

Në çështjen civile, prokurori i përgjithshëm ka ngritur një padi kundër Trump dhe 3 prej fëmijëve të tij duke i akuzuar ata për mashtrim dhe për fryrje të vlerës së tyre neto. Padia kërkon 250 milionë dollarë që dyshohet se janë përfituar me mënyra mashtruese. Një gjykim për këtë rast është caktuar për në tetor.

Banner showing Mar-a-Lago

Për çfarë po hetohet?

Departamenti i Drejtësisë po shqyrton largimin e dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë, të cilat më pas u dërguan në pronën e Trump në Florida, Mar-a-Lago, pasi ai u largua nga detyra. Hetuesit po vlerësojnë se si janë ruajtur këto dokumente dhe kush mund të ketë pasur akses në to. Prona e madhe buzë plazhit e ish-presidentit u kontrollua në gusht dhe u sekuestruan 11 mijë dokumente duke përfshirë rreth 100 të konsideruara si “të klasifikuara”. Disa prej tyre u etiketuan “top sekret”. Çuditërisht, ne dimë shumë pak për atë që ka në këto dokumente. Por materialet e klasifikuara përmbajnë informacione që zyrtarët mendojnë se mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen publike.

Çfarë ka thënë Trump?

Ai ka mohuar akuzat dhe ka kritikuar hetimin e departamentit të drejtësisë, duke e quajtur atë “të motivuar politikisht” dhe një “gjueti shtrigash”. Ai ka këmbëngulur se ai i ka deklasifikuar këto materiale. Ende nuk është ka ndonjë provë nëse kjo është e vërtetë.

Ish-presidenti ka argumentuar gjithashtu se disa nga dokumentet mbrohen nga “privilegji”, një koncept ligjor që i pengonte ato të përdoren në procedurat e ardhshme. Një avokat i pavarur po shqyrton materialin e sekuestruar për të përcaktuar nëse ky është rasti. Por zoti Trump nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes kryesore se pse dokumentet ishin në Mar-a-Lago.

Po kjo a është serioze?

Ky është një hetim penal aktiv dhe mund të rezultojë në ngritjen e akuzave. Departamenti i drejtësisë beson se Trump mund të ketë shkelur Aktin e Spiunazhit duke mbajtur informacione të sigurisë kombëtare që “mund të përdoren për dëmtimin e Shteteve të Bashkuara”. Përveç akuzave që lidhen me vetë dokumentet e klasifikuara, prokurorët po shohin gjithashtu edhe “pengimin e drejtësisë” si një tjetër krim të mundshëm. Departamenti i Drejtësisë ka emëruar një avokat të pavarur apo këshilltar special, për të mbikëqyrur të gjitha hetimet penale ndaj Trump. Jack Smith do të udhëheqë hetimet e ndryshme dhe në fund do të vendosë nëse do të ngrejë akuza.

Banner showing the Capitol riot

Për çfarë tjetër po hetohet?

Roli i Trump në sulmin ndaj Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021, kur një turmë mbështetësish të tij sulmuan ndërtesën në përpjekje për të ndaluar konfirmimin e fitores zgjedhore të Presidentit Joe Biden, është nën vëzhgimin e prokurorëve.

Një komitet i Kongresit kaloi 18 muaj duke parë veprimet e Trump. Ata mbajtën një seri seancash dëgjimore televizive ku parashtruan rastin e tyre se pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor çuan drejtpërdrejt në trazira. Pas këtyre seancave, komiteti akuzoi Trump për nxitje të kryengritjes dhe ia referoi gjetjet e tij departamentit të drejtësisë.

Departamenti po drejton një hetim penal për 6 janarin dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet, por kjo çështje ka qenë kryesisht e mbuluar nga misteri. Është hetimi më i madh i policisë në historinë e SHBA-së, por shkalla në të cilën Trump është një objektiv është ende e paqartë. Trump ka mohuar përgjegjësinë për trazirat dhe ka vazhduar të përsërisë pretendimet e tij për mashtrim të gjerë të votuesve në zgjedhjet e 2020.

A është kjo serioze?

I takon departamentit të drejtësisë të vendosë nëse do të ngrejë kallëzime penale, dhe hetimi i tij tashmë ka çuar në akuzimin e qindra njerëzve që sulmuan Kapitolin. Ish-presidenti nuk është thirrur në pyetje në atë hetim, por mbetet një mundësi. Ai mund – në teori – të akuzohet nëse hetuesit besojnë se ka prova të mjaftueshme për keqbërje nga ana e tij.

Banner showing Georgia

Çfarë po hetohet?

Prokurorët kanë hetuar nëse Trump dhe të tjerë kanë vepruar në mënyrë të paligjshme për të provuar dhe përmbysur humbjen e tij të ngushtë në shtetin e Georgia në vitin 2020. Hetimi penal u hap pas zbulimit të një telefonate 1-orëshe midis ish-presidentit dhe zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve të shtetit më 2 janar 2021.

“Unë thjesht dua të gjej 11 780 vota” – tha Trump gjatë telefonatës me Sekretarin Republikan të Shtetit Brad Raffensperger, një referencë për numrin e fletëvotimeve të nevojshme për t’i dhënë atij fitoren në këtë shtet. Një juri e madhe dëgjoi provat për më shumë se 8 muaj përpara se të dorëzonte një raport përfundimtar, i cili mbetet i vulosur.

Trump e ka përshkruar hetimin – siç ka bërë me shumë të tjerë – si një “gjueti shtrigash”. Ai ka sulmuar gjithashtu zyrtarin ligjor që drejton hetimin – kryeprokuroren e qarkut Fulton, Fani Willis – si një “demokrate e re, ambicioze, radikale e majtë”.

“Akuzat janë shumë serioze. Nëse akuzohen dhe dënohen, njerëzit përballen me dënime me burg,” – tha Willis për Washington Post në shtator. Juria e madhe prej 26 anëtarësh nuk kishte kompetenca për ngritjen e aktakuzës, por mund të kishte rekomanduar akuza. Ndër krimet e mundshme që u shqyrtuan ishin nxitja e mashtrimit zgjedhor, dhënia e deklaratave të rreme për zyrtarët e qeverisë dhe rekrutimi. Nuk dihet nëse ish-presidenti po hetohet drejtpërdrejt, por disa nga aleatët e tij mësohet se janë pjesë e hetimit. Zonja Willis pritet të zbulojë nëse zoti Trump dhe të tjerët do të akuzohen këtë verë. ©BBC, LAPSI.al



2 Comments

  1. Metodat e gjykatesve te majte politke per te denigruar palen tjetr ne zgjedhje! NeEvrope eshte pothuaj normale, ne prag zgjedhjesh, ( mund te jene te verteta por dalin pikerisht tani) duke filluar ne Itali ,ne France ne Spanje e tj. Nganjehere edhe kur ka rivaliet brenda partise!

  2. Hakmarrje e ulët politike nëpërmjet prokurorëve e gjykatësve ekstremistë të majtë të mbështetur nga Sorros. Asgjë më tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *