• |
ide | kryesore

Xhaka në hapat e Kumbullës: shqiptari i Basel kërkon finalen e Conference League përballë Fiorentinës

-Instant, Sport
Basel



Dy ndeshje, katër kundërshtarë në garë për një finale në Pragë në 7 qershor. Fiorentina do të presë Basel në Artemio Franchi, ndërsa West Ham luan në Londër kundër holandezëve të AZ. Italianët e anglezët janë favoritët e këtyre gjysëmfinaleve, por Xhaka e të tjerët dhe holandezët e Alkmaar do të bëjnë të pamundërën të shkaktojnë surprizën.

FIORENTINA – BASEL

Marash Kumbulla ishte i pari që shkoi në finale të një kompeticioni europian (më pas e fitoi) e tashmë Taulant Xhaka kërkon ta imitojë. Sonte në Franchi kundër Basel, Fiorentina ka një takim me historinë. Nevojitet një tjetër paraqitje e shkëlqyer në Europë për të marrë në dorë finalen e Conference League. Kështu, ata do të mund të përsërisin suksesin e sezonit 1960-61, kur Fiorentina arriti në finalen e Kupës së Italisë (dhe fitoi kundër Lazios) dhe finalen e Kupës së Kupave (e fitoi kundër Glasgoë Rangers). Italiano do të mund të mbështetet te Cabral, golashënuesi më i mirë i eventit me gjashtë gola. Braziliani është ish-i madh i ndeshjes, duke qenë se Fiorentina e mori nga zviceranët për 16 milionë euro në janar të 2022. Nico Gonzalez dhe Ikoné janë në krah të tij.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Fiorentina:
Terracciano; Dodo, Milenkovic, Igor, Terzic; Amrabat, Duncan; Gonzalez, Bonaventura, Sottil; Jovic

Basel:
Hitz; Lang, Kasim, Lopez; Ndoye, Xhaka, Burger, Millar; Males, Amdouni; Zeqiri

WEST HAM – AZ ALKMAAR

Në London Stadium, west Ham do të presë holandezët e AZ Alkmaar. Favoritë qartazi për fitoren finale të turneut, Hammers do të mundohen të bëjnë rezultatin të sigurtë që në ndeshjen e parë, për të mos rrezikuar në strofullën e AZ. west Ham kanë shënuar 17 gola në 6 ndeshje të kompeticionit, një mesazh i qartë për vizitorët. Holandezët janë të shtyrë nga një tifozeri e zjarrtë dhe këtë sezon, kanë treguar se mund ta luajnë kundër kujtdo. Një fakt është kundër tyre, në gjashtë transferta në Angli, nuk kanë dalë asnjëherë fitues. Gjë që do të duan ta ndryshojnë…

FORMACIONET E MUNDSHËM

West Ham United:
Areola; Kehrer, Aguerd, Ogbonna, Cresswell; Soucek, Rice; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio

AZ Alkmaar:
Ryan; Sugawara, Beukema, Hatzidiakos, M. de Wit; Clasie, Reijnders; D. de Wit, Mijnans, Brederode; Pavlidis

Europa Conference League Semi-Finals

21:00 Fiorentina – Basel
21:00 West Ham United -AZ Alkmaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *