• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe komenton renditjen e Shqipërisë në Eurovision

-Instant, F1, Paparazzi



Aurela Gaçe ka komentuar së fundmi renditjen e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovision 2023.

Përmes rrjetit të saj social në Facebook, Aurela u shpreh krenare për përkushtimin dhe emocionin që dhanë në skenë. “Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë. Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë.Unë jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët.

Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri. Jeta vazhdon. Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjellë shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe”, u shpreh artistja.

Fituese e Eurovison të këtij viti u shpall këngëtarja Loreen e Suedisë me këngën Tattoo. Ajo  hyri në histori si gruaja e parë dhe personi i dytë, që fitoi dy herë konkursin. Ajo mblodhi gjithsej 583 pikë duke mposhtur ngushtë Finlandën, e cila mblodhi plot 526 pikë./Lapsi.al



1 Comment

  1. Me tekst medioker nuk shkohet ne Eurovision, si ha Evropa keto tallava.
    Suedia ishte ne nje dimension tjeter, me vizion kishte hyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *