• |
ide | kryesore

Garë e fortë në Himarë, kryeson lehtë kandidati socialist

-Instant, Lajme, Të fundit



Procesi i numërimit vijon edhe në Himarë. Qyteti jugor po dominohet lehtë nga socialistët nga rezultatet e votimit të numëruara deri në orën 07:00 të mëngjesit. Kandidati socialist Jorgo Goro ka marr 51.77 % të votave, me një total prej 2078 votash.

Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, i cili aktualisht po mbahet në burg nën akuzë për blerje votash, ka marrë deri më tani 1936 vota.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *