• |
ide | kryesore

Detaje/ Pako e dyshimtë gjatë skanimit në Rinas

Lajme, Të fundit



Një pako e dyshimtë u skanua gjatë procedurës përkatëse në ambientet e godinës së Kargos në aeroportin e Rinasit.

Pas ekzaminimit të RENEA-s, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Njoftimi i Policisë: Rinas/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *