• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund parakalon Bayern dhe prek titullin kampion: tris ndaj Augsburg të udhëhequr nga Haller

-Instant, Sport, Video
Dortmund



Borussia Dortmund parakalon Bayern Munich në krye të Bundesligës në javën e parafundit. Verdhezinjtë shfrytëzojnë në maksimum humbjen në shtëpi të bavarezëve ndaj Leipzig dhe marrin kryesimin duke mundur 0-3 Augsburg. Fiton edhe Stuttgart, 1-4 në transfertë me Mainz.

Borusia Dortmund kishte nevojë të fitonte për të marrë vendin e parë dhe nuk e cojnë dëm mundësinë e artë. Verdhezinjtë triumfuan në transfertë ndaj Augsburg, me rezultatin 0-3. Kjo fitore, e ngjit skuadrën e Terzic në vendin e parë me 70 pikë. Dortmund është kështu dy pikë para Bayern dhe mjafton të fitojë në javën e fundit për tu shpallur kampion. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por gjërat për Dortmund u thjeshtuan nga kartoni i kuq në minutën e 38, i Udukoai.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për verdhezinjtë. Dortmund me një lojtar më shumë nuk diskutoi më ndeshjen. Dy gola të Haller, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58′ e siguroi rezultatin në të 84′, i dhanë qetësinë Dortmund. Në fund, Brandt në sekondat e fundit, vulosi rezultatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *