• |
ide | kryesore

L’Equipe zbulon të ardhmen e Neymar: tratativa e avancuar mes PSG e United

-Instant, Sport
Neymar



L’Equipe zbulon se cila do të jetë e ardhmja e Neymar. Ylli brazilian do të largohet nga PSG dhe skuadra të ndryshme i kanë sytë tek ai, edhe pse United është më i pëlqyeri. E ardhmja e Neymar është larg Parisit dhe kjo është e sigurtë. Kështu shkruan L’Equipe në edicionin e sotëm.

Pas kontestimit që iu bë brazilianit në shtëpinë e tij dhe gjithashtu para selisë së klubit, PSG ka vendosur të mos vazhdojë më me Neymar. Kështu, klubi ka nisur përpjekjet t’i gjejë një shtëpi të re në verë sulmuesit. Linja e klubit parisien është tashmë e qartë: fokusi te Kylian Mbappé. Në fakt, në fund të sezonit, edhe Lionel Messi do të përshëndesë kryeqytetin francez. Argjentinasi shpesh herë është kritikuar në Parc des Princes dhe u kontestuar edhe nën selinë e klubit.

MANCHESTER UNITED GATI PËR O’NEY

Gazeta franceze përmend edhe klubin që mbi të gjitha duket se ka avantazhin e nënshkrimit të O’Ney në verë. Bëhet fjalë për Manchester United që kërkon përforcime për të mund të garuar në Premier League sezonin e ardhshëm. L’Equipe shkruan se negociatat janë duke ecur mirë dhe, ndonëse komplekse, kanë favorin e të gjitha palëve të përfshira.

Neymar sigurisht ka nevojë për stimuj të rinj, dhe ndoshta Premier League është kampionati i duhur për t’ia dhënë. Krahas United, në fakt është edhe interesimi i Neëcastle, që ka pas një pronësi të pasur dhe sapo ka fituar kalimin në Champions League. Magpies mund ta vendosin brazilianin në qendër të projektit të tyre dhe të përpiqen të bëjnë një pjesë të historisë së futbollit së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *