• |
ide | kryesore

Video/ Nata më e errët e Juventus: -10, 4 gola të pësuar e tallja virale ndaj Vlahovic: “Uuh… 80 milionë oh!”

-Instant, Sport, Video
Juventus



Penaliteti me 10 pikë në renditje vetëm pak minuta para ndeshjes. Pastaj shuplaka e bujshme në fushën e Empolit që thuajse u dha fund shpresave për Champions League. Imazhi më emblematik i një prej mbrëmjeve më të zeza në historinë e kohëve të fundit të Juventus, megjithatë, erdhi nga Castellani. Një video e shkurtër, 5 sekonda, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Mbrojtësi skocez i vendasve, Liam Henderson, shfaqet duke tallur Dusan Vlahovic me gjeste plateale, duke ironizuar vlerësimin në treg të sulmuesit serb: “Uuh… 80 milionë oh!”

VENDIMI, JUVE SHPRESONTE TE -5

Gjykata Federale e Apelit e FIGC vendosi të zbresë 10 pikë nga bardhezinjtë, për cështjen e fitimeve kapitale. Një vendim që bardhezinjtë mund ta ankimojnë, kur në fakt shpresonin të merrnin një -5. Llogaritë ishin bërë: me pesë pikë më poshtë, Juventusi do të kishte zbritur krah për krah me Milan, me ndeshjen direkte që do të luhet të shtunën e ardhshme në Stadium. Një dënim sportiv që, megjithëse nuk cënonte plotësisht kualifikimin europian, do të vinte në rrezik pjesëmarrjen në Champions League. Megjithatë, vuajtja e vërtetë do të ishte ekonomike. Mbrojtja e Juventus, mes shpërblimeve të kampionatit dhe të drejtave televizive, ka llogaritur se çdo pikë e humbur korrespondon me 5 milionë euro të ardhura të humbura. Me -5, pra, do të kishte humbur vetëm 25 milionë euro dhe jo 50 si aktualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *