• |
ide | kryesore

Kurti ul tonet: Jam i përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes

Lajme, Të fundit
​Masakra e Srebrenicës/ Kurti: Fqinjësia e mirë ndodh vetëm kur palët distancohen prej krimeve



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre për të nisur punën, pasi një ditë më parë kishin bërë betimin.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt organeve të rendit.

Disa makina u dogjën dhe të paktën pesë policë u lënduan. Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it dënuan ashpër vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje që të shtensionojë situatën. Kosova ia ka vënë fajin Serbisë dhe “strukturave ilegale dhe bandave kriminale” për situatën e krijuar në veri të Kosovës.SHBA-ja tha se veprimet në veri, jo vetëm që do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe, por edhe minojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të dialogut, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL



5 Comments

  1. Nese prendimi akuzon shqiptaret per zhillimet qe jan vet shkaku histori i prendimit dhe shqiptaret kan te drejten te akuzojne dhe kundershtojne thotë:

    E rendesishme eshte se shqiptaret si kan askujt borxh prekundrazi tjeret na kan neve shum e rendesishme eshte qe shqiptaren nuk kan shpikur apo vepruar asgje kunder askujt perkundrazi tijeret pa te drejt jan vene ne rradhu kunder nesh me padrejtesi te pa pare gjat gjith historis njerzore nese e rendesishme eshte se te gjith njerzit duan te drejten hakun dhe spranojn padrejtesi tu behet dhe se zoti e krijoj te funksionojne qe sejcili te mbetet peng i mendimit fjales dhe vepres vet ne pergjegjsi ju me angazhimin tuaj perse beni pergjegjes pa te drejte te pafajshmit dhe duke qen fajtor hiqeni si te drejt kjo nuk funksionon ju e doni feten me shpirt te drejten hakun por duke u angazhuar ne shkatrrimin e te drejtave te tjereve ne fakt po shkatrroni unitetet vlerat si baza adekuate e funksionit burimeve te dobive qe prollon zgjillje dhe jep siguri ekzistence te bazes jetes e dini ju llogarin tuaj por nese dhogarija nuk behet ne pershtatje me menyren se si eshte krijuar te funksionojne gjithcka ju pa cmangeshrm jen ne deshtim zhgenjim dhe pergjegjsit vjen puna tu kthehen ne dhogari ndeshkim duam apo sduam per te gjith ka rregull mas gjithcka hak dhe kur sdoll keshtu cdo periull historike te zhvillimit njerzor pas cdo shvillimi sipas angazhimit ka perjetuar ate rendiment qe i ka sherbyer mir ose keq per ket ka fakte krijimi udhezimi dhe zhvillimi eshte koha qe kujdo ti themi duaje veten mos u zhgenje dhe si sukses krijimi dashurija ndaj vetes barazohet me dashurin ndaj tjetrit

  2. Sipas llogjikes se fundit te shteteve te Quintit,Kosova nuk duhet te vendoste kryetaret e zgjedhur ne bashkesite e komunat ku u zhvilluan zgjedhjet derisa Vucic te bjere dakord. Atehere pse i futeni procesit te normalizimit te mardhenieve Kosove-Serbi? Lerjani Kosoven Serbise se ai ate do.Une mendoj se Serbia nuk ka per te sulmuar Kosoven.Asnje shtet nuk mundet te mbahet nen pushtim per nje kohe te gjate,nuk dò kishte asnje perfitim,vetem kokcarje.Reciprociteti zgjidh problemin.Sa shqiptare ka ne Serbi e sa serbe ka ne Kosove,te kene te drejta te barabarta

  3. E çar tonësh ka ulur Kurti?? Kurti si një kryeministër guximtar e kreu detyrën karshi ligjit. Kryetarët e zgjedhur u paraqitën për të filluar punë siç e kërkonte ligji kështu që ai s’ka pse ul tonet sepse si ka ngrit.Problemi këtu është pse perëndimi përkëdhel kaq shumë serbët vrasësit e shqiptarëve!!

  4. Ka nje dallim te madh dhe rendesishem mes Kurtit dhe liderve te tjere ne Ballkan, sidomos ai i Serbise dhe Shqiperise. Ndersa Kurti vjen nga nje eksperience personale e gjate perplasje, burgosje, aktivizem dhe me ne fund i votuar, zgjedhur nga populli perkunder hajduteve te korruptuar te ish te luftes (Thaci me gjithe shoket kusare), Vucic por sidomos Rama vijne ne skene si femije te baballareve komuniste, spiune ose bashkepuntore te sherbimeve te perendimit, te emeruar nga kryetaret partiak, njeri nga Miloshevici e tjetri nga Rama, dhe te dy meduza te mafieve shtetkapese respektive ne Beograd dhe Tirane! Ndaj edhe Blinken torollaku me te drejte kercenon nje lider te pathyeshem dhe pashantazhueshem si Kurti, ndersa nuk ka nevoje per dy muterit e tjere qe servilosen me sensor automatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *