• |
ide | kryesore

Mister vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë në Qerret. Pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.

Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *