• |
ide | kryesore

Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Turqi



Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjashtë” një koalicion prej 6 partish që kërkonte t’i jepte fund sundimit të gjatë të Rexhep Tajip Erdogan. Votimet do të përcaktonin raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe për përbërjen e parlamentit.

Gama e gjerë e “Tabelës së Gjashtë”, e cila mblodhi parti nga pikëpamje shumë të ndryshme politike nën emrin “Aleanca e Kombit” duke marrë edhe mbështetjen e lëvizjes politike kurde, nuk u pasqyrua në kutinë e votimit.

Krizat e mëdha si pandemia, kriza ekonomike e Turqisë dhe tërmeti i shkurtit nuk mjaftuan për të mposhtur Erdoganin. Dhe megjithëse Partia AK e Erdoganit humbi vota, ajo mbajti epërsinë në parlament.

Për disa vëzhgues, mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të papërgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo u pa në mënyrën se si u shpallën rezultatet e raundit të parë dhe në ndryshimin e ekipit të fushatës pas kësaj. Shenja ishin edhe improvizimi i negociatave politike dhe ndryshimet rrënjësore në diskurs në prag të raundit të dytë. / Marrë nga BBC, Prof. Emre Erdogan, Universiteti Bilgi



3 Comments

  1. Ajo qe e ndihomi me teper ishte Rusia dhe tregtia informale me te si rezultat i “sanksioneve” te perendhimit

  2. Termetin dhe epidemine nuk e solliErdogani ne Turqi, perkundrazi me ckemi pare e degjuar, ka qene ne balle te tyre qe te kish sa me pak pasoja.Populli turk eshte me para se ky i yni,atje nuk mund te shese e bleje voten si ketu, shteti nuk perzihetsepse ligji eshte shume i rrepte,vota eshte e paster e konkurente.Erdogan eshte atdhetar nacionalist, e sa ben ai per Turqine e turqit do donim te bente edhe ky hajduti yne. Te mos perfolim te tjeret, pa rregulluar shtepine e popullin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *