• |
ide | kryesore

PD e vulës vendos këtë javë për të ardhmen e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



PD e vulës do mbledhë të hënën dhe të martën strukturat e saj me qëllim vendosjen e hapave zyrtare që do të ndiqen për të ardhmen. Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupimi, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një njoftim ku lajmëron mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.
Me rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”. Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë” – shkruan Bardhi.

Pak ditë më parë u rishfaq në skenën politike edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai la të hapur mundësinë e rikthimit në krye të kësaj force. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po ndjek këto dite pas zgjedhjeve takimet e “falenderimit” në disa qytete të Shqipërisë që ju bën dymetroshi kryeministër , patronazhistëve e aktivistëve të tij që i dhuruan atij , e vetëm atij pothuajse gjitha bashkitë e Shqipërisë.
    Lapsi është i merakosur se çfarë do të bëjë “partia e vulës” e të gjitha mediat pro Ramës janë të merakosura se mos rivjen në partinë zyrtare të PD, Lulzim Basha.

  2. ca do bejne ? asigjo , do marrin noi lek tjeter nga rama. kta te vules jane pupacet e rames. edhe partine rama ua dha edhe vulen, edhe komisioneret. qe ketsa ja dhane tomes . pupac . te bejn noi lek sa kane mundesi edhe keto 2 vjet pastaj do hane fara me bamirin

  3. Keta nuk kane rrjedhur por kane pjerdhur fare.do bejm mbledhje thote si do vendosim ,e kush do vendosi disa bq qe nuk i pjerdh askush.Ça bohet kshu mor vlla fshati digjet kurvat me gaz pordhen ne krye krihen.

  4. SkuthiBasha as u largua si kryetar partie, as veproi me rrregulla e gjykate, por me marionetet e tije e coiPDne ne percarie tinezishtqe te diskretitonte grupin, foltores,kjo u pa ne gjyqe fallco per vulen e stemen, dhe fundin e tregoi vendimi shteteror per perjashtimin shumices demokratike nga zgjedhjet vendore. E me kete trysi, sulm e vjedhje qe iu be PDse se shumices absolute, faktet treguan qe grupi pucist qeveritaro Bashist shterroi ne vend te katert, ne te peste. Me cantare flasin ky grup ambasadash opinioniste, me sa antare vetem te fisit e familjeve te tyre mbajne opinion se jane parti, valle ku i shpie mushka keta qe akoma percajne PD ne, vete e vetem se na qenka Berisha, kush jane keta deputete qe kane dhene e jep per demokracine e PD ne me shume se ai. Erdhen si skuthe nga skutat, sot bejne si vuvuzela kunderPDde se shumices.Cfar do qe ky, a po ato deputete e ndonje i pa kenaqur inatcor qe nuk bashkohen rreth foltores, qe eshte PD ja me shumice derrmuese, do shkerrmoqen si shume devijatore apo grup qe eshte ndare nga shumica. Kush ndahet nga kopeja, e hanRama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *