Verdiktet e Ligës Profesioniste Saudite janë zyrtarë: Al Ittihad i Espirito Santos fitoi titullin kampion të Arabisë Saudite falë suksesit 3-0 ndaj Al Feiha. Arritja e rivalëve të Al Nassr ka ardhur një javë para përfundimit të kampionatit. Kështu, zhgënjim djegës për Al Nassr e Cristiano Ronaldo, që u renditën të dytët, për shkak të barazimit ndaj Al Ettifaq. Goli i Luiz Gustavo, si kundërpërgjigje ndaj atij të Niakaté, kishte ringjallur shpresat, por rezultati përfundimtar 1-1 i dënoi të besuarit e Dinko Jeličić.
⌛️ || Full time, @AlNassrFC 1:1 #Ettifaq pic.twitter.com/ibuPe7OS8p
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) May 27, 2023
Kështu, ka përfunduar pa trofe aventura e parë e CR7 në tokën arabe. Përvec kampionatit, Ronaldo e Al Nassr humbën ndaj Al Ittihad edhe në finalen e Superkupës, ndërsa u eliminuan edhe nga Kupa e Mbretit.