• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë grushti i fuqishëm, Berghuis nxjerr KO tifozin pas humbjes së Ajax: “Na thonë gjithçka”

-Instant, Sport, Video
Berghuis



Sezoni i Ajax ka qenë ndër më negativët në vitet e fundit dhe shpirtrat janë padyshim të tensionuar. Madje shumë, duke pasur parasysh se si reagoi Steven Berghuis ndaj fyerjeve që mori nga një tifoz. Ngjarja ndodhi pas humbjes në fushën e Twente, që i kushtoi Shigjetarëve kualifikimin në Champions League. Teksa ishte gati të hipte në autobusin e skuadrës, mesfushori holandez ka reaguar befas ndaj një tifozi. Një grusht i fuqishëm që e hodhi djaloshin përtokë. Natyrisht tifozi duhet të ketë thënë disa fjalë të padëshiruara nga prapa barrierave.

“Pendohem për veprimin tim, nuk duhej ta kisha bërë. Pas çdo transferte ne marrim një ortek fyerjesh, ndërsa ndoshta u japim autografe tifozëve që e kërkojnë. Unë jam mësuar tashmë me të, por njerëzit mendojnë se munden të bërtasin çdo gjë. Reagimi im nuk ishte i mirë, duhet të jem shembull si lojtar i Ajax”, kërkoi falje më vonë lojtari. Për momentin ndaj Berghuis nuk është marrë asnjë masë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *