• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste një person në Zvicër, rrezikon dëbimin pas burgut

Lajme, Të fundit



Gjykata e lartë e Solothurn-it ka konfirmuar aktgjykimin e vitit 2018, ku thuhet se një kosovar duhet të dëbohet nga Zvicra për dhjetë vjet, pavarësisht faktit se në Zvicër ka një djalë të vogël.

Në vitin 2018, autori me prejardhje nga Kosova  ka sulmuar një burrë në stacionin e trenit në Olten. Ai e ka goditur disa herë me një thikë. Në vitin 2021 ai qe shpallur fajtor për tentativë vrasje.

Të akuzuarit, përveç dënimit me tetë vjet burg, i ishte vendosur edhe dëbimi dhjetëvjeçar nga Zvicra. Ai është ankuar lidhur me dëbimin nga vendi dhe për këtë arsye është zhvilluar seanca në Gjykatën e Lartë.

Personi në fjalë është i lindur dhe rritur në Zvicër, e gjithë familja e tij jeton këtu. Kjo përfshin gruan dhe djalin e tij. Ai gjithashtu vuan nga sëmundja e sklerozës dhe ka frikë se nuk do të ketë mundësi e trajtimit adekuat në Kosovë. Mirëpo, këto argumente janë hedhur poshtë nga prokuroria publike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *