• |
ide | kryesore

Shijak/ Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari, policia identifikon autorin

Lajme, Të fundit
Arrestohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik



Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shijak. Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në lagjen “Popullore”. Shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *