• |
ide | kryesore

Kënga e Semi Jaupaj një dedikim për Bojken Lako-n?

Paparazzi, Slider



Semi Jaupaj dhe Bojken Lako kanë pasur një lidhje dashurie për shumë vite me radhë. Tashmë dyshja janë ndarë, e duket se kanë mbetur edhe miq të mirë.

Disa ditë më parë Semi publikoi këngën e saj të re’ Autostrada’. Mirëpo, në ditën e publikimit të projektit ishte edhe ditëlindja e Bojkenit.Në një intervistë me “Live From Tirana”, sot Seni foli rreth kësaj duke sqaruar se nuk e bëri me qëllim.

“Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thash është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar. I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë.”-tha ajo.

Semi ka qenë shpesh në Kosovë kohët e fundit, dhe tregoi se arsyeja është vetëm muzika dhe bashkëpunimet.

“Ka vite që më pëlqen Kosova, pas “BBV” jam fokusuar tek muzika, bashkëpunëtorët i kam në Kosovë dhe kaloj një pjesë të madhe të kohës aty. Prishtina ma ka marrë zemrën. Djemtë janë shumë të mirë, seksi, të lezetshëm por në Prishtinë i kam të shkurtra ndalesat.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *