• |
ide | kryesore

Al Pacino, baba për herë të katërt: Ndjesi e veçantë

Paparazzi, Slider



Al Pacino ka folur së fundmi rreth lajmit se do të bëhet baba me  të dashurën Noor Alfallah.

Aktori ” dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa iu drejtua publikisht zbulimit të shtatzënisë për herë të parë të hënën. “Është shumë e veçantë”, tha ai në një video të siguruar nga Daily Mail. “Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”

Pacino ndan vajzën Julie, 33 vjeç, me Jan Tarrant, si dhe binjakët Olivia dhe Anton, 22 vjeç, me Beverly D’Angelo. Kur u pyet për gjininë e foshnjës, ai u shpreh  se nuk e dinin ende. Reagimi i tij vjen pasi TMZ raportoi se Pacino nuk besonte se ai ishte babai. Për më tepër, media të ndryshme pohuan se  dyshja  ishin ndarë “shumë kohë më parë”.

Megjithatë, të brendshëm konfirmuan për Page Six se ata janë çift – të paktën deri tani. “Po, ata janë ende bashkë”, tha një burim i afërt me Pacinon javën e kaluar. Çifti ndezi fillimisht spekulime për romancë kur u panë duke ngrënë darkë në prill 2022.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur… Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë”, zbuloi një burim. “Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *