• |
ide | kryesore

Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

2, Arkiva, Ide
shkullaku pd e vules



Ajo që ndodhi mbrëmë në orët e vona të natës, në kryesinë e PD së vulës, nuk ishte asgjë tjetër veçse konfirmimi i një skenari të parashkruar shumë kohë më parë. Lulzim Basha ka realizuar aktin e parafundit të një projekti politik, që përfundon me rikthimin e tij në krye të një ngastre që i ka mbetur nga ajo që quhet Partia Demokratike zyrtare.

Projekti politik i Bashës ka qenë i qartë. Ai ka vepruar me një synim të përcaktuar më së miri, që kur shpalli të ashtuquajturën dorëheqje një vit e ca më parë. Ai dha dorëheqjen, por nuk e depozitoi atë në gjykatë, i garantuar nga pushteti, se pavarësisht vendimit të gjykatës së Tiranës, ai do të figuronte përsëri zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike.

Sipas të njëjtit plan, gjykatat mbajtën zvarrë për plot në 9 muaj vendimin se kujt i takonte logoja dhe vula zyrtare e PD, deri dy ditë para afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ.

Zgjedhja e Aliebeajt si kryetar i komanduar, ishte gjithashtu pjesë e projektit politik të Bashës. Institucionet zgjedhore, ndoqën skenarin me porosi të pushtetit, dhe caktuan në fletën e votimit të PD së vulës, emrin e Alibeajt.

Fijet pas tij, në të gjithë këtë proces, në vendimin për të dalë me kandidatë në zgjedhjet lokale, në emërimin e komisionerëve që miratoheshin edhe nga mazhoranca, në sulmet e kurdisura ndaj atyre që propozuan të mos dilej me kandidatë, në marrëveshjet e fshehta në zona të caktura elektorale, e deri tek dorëheqja e vetë Alibeajt, i luante Lulzim Basha. Në finalizim të këtij plani, sot Lulzim Basha po hedh hapin e radhës, që është e ashtuquajtura rizgjedhje e tij në krye të PD së vulës.

Por ndërsa Basha e ka patur të qartë synimin e tij politik, pra mbajtjen e vulës dhe flirtimin me mazhorancën, për sa kohë mund të jetë i dobishëm për pushtetin, ajo që duket absurde, është pozicioni i një pjese të kryesisë, që të martën në mbrëmje lanë mbledhjen nën sharjet dhe presionin e mbështetësve të Bashës.

Plas prapë në PD/ Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë 

A kanë patur ata në kokat e tyre një ide se përse qëndruan pas Lulzim Bashës, kur gjithçka dukej qartë se do të përfundonte këtu ku është sot? A ngritën ata ndonjëherë pyetjen se përse i gjithë sistemi i kontrolluar nga pushteti, u vu në lëvizje për të eleminuar nga gara e barabartë opozitën e vërtetë? A u takonin atyre logoja, komisionerët, numëruesit, koha televizive dhe paratë e dhëna nga KQZ? A besonin ata vërtetë se përfaqësonin opozitën reale?

Për gati një vit, grupimi që u largua me bisht ndër shalë nga mbledhja e kryesisë, së programuar për të rikthyer Bashën, ka dashur të jetojë në një realitet virtual.

Ky grupim nuk pati kurrë një qëndrim, qoftë për të ardhmen e vetë politike, qoftë për atë të partisë që u kishte dhënë mandatet e deputetëve. Ata silleshin sikur vërtetë ishin opozita e madhe, sikur grupin parlamentar nuk ua kishte caktuar Lindita Nikolli, sikur demokratët i kishin sytë nga ata dhe nuk arritën të shohin atë që dukej e qartë si drita e diellit dhe që gjithë të tjerët e deklaronin me zë të lartë, se pas zgjedhjeve, e gjithë kjo lojë me regji të pushtetit, do të përfundonte me rikthimin e Bashës.

Basha jep leksione për PD-në: Na duhet mendësi e re, rrugë të reja për t’u bërë shumicë 

Madje, më keq akoma, ata vazhdojnë edhe sot të jetojnë brenda skenës së teatrit absurd. Mjafton të dëgjosh deklaratën e Jorida Tabakut, ku njoftoi dorëheqjen nga nënkryetare e PD. Pyetja për të do të ishte: nga cila PD? Asaj virtuales që regjimi e emëroi si opozitë apo një PD-je që ajo e ka në mëndjen e saj. Çfarë kuptimi ka kjo dorëheqje?

Po ashtu edhe Gazmend Bardhi. “Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD”, thotë Bardhi. Cilën bashkëjetesë dhe cilin besim të qytetarëve?

Realiteti është komplet diçka tjetër dhe, as në finale të kësaj drame, si Bardhi ashtu edhe Tabaku nuk po arrijnë ta shohin dot. Ata do të jenë nesër, armiqtë e rinj të PD së vulës, tradhëtarët që flirtonin me Berishën, sabotuesit e fushatës së fundit. Do të sulmohen si nga tutkunët e Bashës ashtu dhe nga veglat mediatike të Ramës.

Por ndoshta ky është çmimi kur në politikë nuk arrin dot të kesh një qëndrim dhe një pozicion të qartë. Atë që Basha e kishte, që kur vendosi të japë të dorëheqjen për të mos e dhënë dhe për të mbetur pronar i një vule, me shpresë se mund t’i vlejë ende për të çertifikuar aktet që i nevojiten Edi Ramës. ©lapsi.al

 



25 Comments

  1. Nuk ikshin dot se i kan pas noi interes ose detyrim .
    Tani janë të lirë të shkojnë tek rithemelimi për tu bashkuar me shumicën. Të paktën sdo jen më vegla me ose pa dëshirë . Një hap i vogël edhe pse me shuuuuumë vonesë por do ken pas noi interes detyrim me bashën, kan dash noi pazar më të mirë me rithemelimin. Ka vetëm një pazar ca sjell në tavolinë? Vota, influencë, personalitet, politikë? Tabaku psh nuk sjell noi gjo, korreshi ka vota, dash sula vështirë të sjellë, gazi sjell bythën . Mandati ka ik gjysma , ka sh pak vlerë. Pyetja është ça sjellin këta për të ardhmen? Kjo u jep pazarin më të mirë dhe sa më shpejt, se nesër skan vlerë fare,edhe ato që kan sot nesër do i kenë më pak.
    Kshu, që këta jan të humb skan më asgjë ça të sjellin nesër, sot kan nji fije vlerë, prandaj jan tu i lon pendët bashës

    1. Pyetjet qe ben Shkullaku, natyrisht qe duhet te jene retorike. E kane ditur. Te gjithe e kane ditur; sidomos Bardhi dhe Tabaku, dy nga mbeshtetesit me te medhenj te Bashes. Mos harrojme se Bardhi ishte protagonisti kryesor ne nderlidhjen mes te ngujuarve ne bunkerin e SHQUP-it dhe policise se Rames ne perplasjen e janarit 2022; po ashtu ishte po ky qe hodhi ne gjyq partine e tij, qe me ndihmen e gjyqesorit te Rames t’i jepte “tapine” e partise Bashes. Tabaku eshte ekuivalenti femeror i tij ne kete rol. Ata kane menduar qe ne PD-ne e minimizuar, do te kishin role protagonistesh si gjate ketyre dy viteve. Brutaliteti i Bashes per te kontrolluar gjithcka, ua perplasi ne surrat kete ambicie meskine; sepse, i pari, i dyti dhe i treti – tha Basha me nderhyrjen e tij brutale – do te ishte po ay; ishte pikerisht kjo rrethane e re qe e derdhi kupen, megjithese e kishin vene re te mbushej ditat-dites, porqe nuk mund te benin gje se kurthin ku kishin rene e kishin zgjedhur me vetedije te plote. Edhe te tjeret, ne te njejten pozite jane; te gjithe keta kane qene te vetedijshem qe ne fillim, madje me pare se te ishin Shkullaku, Bushati dhe Lubonja, qe shumicen e partise e ka Berisha, porqe mendonin se me ate pakice te kishin nje si LSI-je ne te djathten, nje si LSI-je demokrate (ashtu si LSI-ja e 2009-2013), njesilloj kingmaker politike; per kete soj oportunistesh kjo eshte shume e pelqyer, sepse ne partite e medha, radha per per perfituar nga privilegjet eshte shume e gjate dhe konkurenca shume e ashper.
      Per ironi, ne njefare menyre, kjo e vules eshte njefare kingmaker sot per sot, megjithese ne rrethana shume komike por edhe po kaq tragjike. Ajo mban peng Partine Demokratike reale, duke qene vete peng i Edi Rames, i cili e ka ne dore ta zhbeje ne moment kete sajese politike me vulen e tij, thjeshte duke ua hequr kete vulen qe ua dha.
      Ne keto rrethana, do te ishte nje gabim i pafalshem, mendoj, qe PD-ja reale e Berishes, per hir te dogmes se bashkimit – kjo e fundit e kthyer ne te tille, sidomos nga analistet dhe gazetaret e majte – te mos hynte ne negociata me kete soj oportunistesh, duke u krijuar keshtu iluzionin jo pa rrezik, te te qenit te rendesishem, e keshtu te kerkojne bonuse politike ne tavoline. Keshilla ime krejt modeste do te ishte kjo: indiference ndaj tyre!

      1. E gjithë kjo teori konspirative e Shkullakut për lidhjet e Tabakut e Bardhit me Bashën , bie poshtë me faktin se këta të dy e disa të tjerë “madhorë” të PD, Berisha publikisht i ka quajtur të pranueshëm prej tij e si “armiq të betuar” të përjashtuar përgjithmonë prej tij , janë Lul pengu e Ali beu.
        Largqoftë edhe SPAK-u apo Aspaku siç e quan Berisha, ta arrestojë ate me akuzat e DASH, sa prej ekipit të tij “besnik” apo edhe të dyzuarve të Partisë së “vulës” do ti qëndrojnë tundimit për ta braktisur ?
        Është po e njejta histori edhe me dy të tjerët, Ramën e Metën për ndjekësit e tyre fanatikë pas përgundimit të hetimeve për lobimet e tyre korruptive në SHBA.
        Për Bashën, dreqi e mori, por të gjithë shkullakët duhet të pranojnë se afera McKonigal është dëshmia më e pastër e dështimit të akuzave për te nga Rama, Balla e Berisha.

    2. Nuk shkojnë se u rre mendja shumë, dun pazar me të mirë. She skan ca sjellin psh ka koreshi ca vota në lushnjë, ama deputet nuk nxjerr dot kshu që i lau duart .
      Edhe ata te dibrës me zhelalin janë kot edhe ai mallakastrës. Kaq janë. Të tjerë ska. Kshu që janë kot.
      Gjithsesi foktori është zemërmadh do i pranojë ata që vijnë me ndershmëri dhe pa hile.

      Të tjerët tja marrin gojë ramës dhe bashës , ne fakt ramës po i la rrafhë basha

      1. zekthi açka ai topja hasa çollaku e vari karin me rradhe një mut do marrin.

        Partiçka e bashës dhe alibeut pretendon të marrë 1 ose 2 deputetë. Basha dhe alibeu. Të tjerët karin me dhëmbë

  2. Dakort me Shkullakun pervec nje paragrafi ku thote se ishte nje projekt i Bashes.

    Nuk ishhte dhe as nuk eshte nje projekt i Bashes, por nje projekt i Rames dhe i atyre

    te “pertejoqeanit” per te mbajtur nje opozite fallco dhe per te demtuar e mundesisht

    per te eleminuar opoziten e vertete. Basha nuk ka pas dhe as nuk ka ide apo projekt,

    ai thjesht po luan nje rol ne skenen e teatrit antidemokratik me regji te KM e

    mbeshtetesve te tij nderkombetar.

    1. I bashës , përtej oqeanit kan hall kush do vishet si grua dhekish do ua hipë. Shih fotot e çunit të.presidentit biden për të prekur se ça llumi janë sot në krye të usa.

      Të verbuar nga pushteti dhe privilegjet

  3. Ne te vertete rezultatet e 14 Majit dhe rikthimi i Bashes ka lene me gisht ne goje Shkullakun me vile ologarkesh dhe sojin e tij te paguar per te ruajtur statukuone 32 vjecare te trekendeshit te bermudes R-B-M. Bardhi dhe Tabaku e benin si ajo kenga” o Velio ty tqafte jotome dy dite ne Durres dhe nje jave ne Tirone.” ata dy dite te PD dhe nje jave te Berisha. Tani le te rrine full time te antiamerikanet e non grate.

    1. Luli osh njishi,por ene doktori osh njishi.Problemi osh se Rama I zi I krimit ,drogs,korrupcjonit,vuqiqit tall bolet me t dy kta lidera gjiganda.Bashkimi I ustait z sali edhe nxenesit te tij z basha ,I ka fut tmerrin rams.rama ik,ik,ik.

  4. PD zyrtare eshte ne proçesin e demokracise se saj te brendshem. Eshte e natyrshme qe mentaliteti berishist te jete i pranishem ne kete parti por une e shoh si pozitive trasparencen e demokracise se saj. Eshte normale qe te kete zhvillimi te pakendeshme ne proçesin e zgjedhjes se kryetarit e rruga qe do ndiqet por e rendesishme eshte qe kjo parti ka jete, ka perplasje ka ide. Nuk eshte e lehte te shkeputesh nga mentaliteti kazerme i Berishes per partine.

  5. Shume e sakte analiza.

    Nuk kuptoj perse Berisha nuk formon nje parti te re por qe ka 500.000 votues dhe tua lere plehrave vulen dhe emrin kujt i plasi.

    Nesa vende si France, Itali Greqi etj partia e majte ne pushtet perfundoi ne 2% dhe i mbeti vetem emri.

  6. Ka pasaktësi në këtë shkrim të Shkullakut sa i takon zhvillimeve të fundit në PD “zyrtare” apo PD e “vulës”.
    Është krejt e kundërta e asaj që pretendon ai se Tabaku e Bardhi qenkan “mbështetës” të Bashës.
    Këtë të vërtetë e ka deklaruar edhe vetë Z.Berisha kur ka deklaruar publikisht se “të padishiruar” për te janë vetëm “Lul pengu” apo “Lul brava” e “Ali-Basha” apo “Ali beu”, nofka që ju ka vënë ai Bashës e Alibeajt duke ju lënë të hapur të gjithë të tjerëve rrugën që ti bashkohen atij, e vetëm atij në përballje me DASH që e ka cilësuar non grata si pasojë e intrigave të Ramës.
    Është një fakt i padiskutueshëm që ndarja e PD kishte si shkak kërkesën këmbëngulëse të qeverisë amerikane se SHBA nuk do të mbështeste një Parti demokratike të drejtuar nga një politikan i shpallur non grata prej tyre.
    Është një fakte i njohur gjithashtu publikisht se Berisha, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, pati deklaruar se nuk do ta implikonte partinë që themeloi me non gratën, por do të përballej vetë me këtë situatë për të mbrojtur me të drejtë “dinjitetin” e tij, pra e trajtoi non gratën si një problem të tij personal.
    A ka pasur gisht Rama në këtë histori i lidhur me Sorosin ?
    Jam plotësisht i bindur se po.

    Skandali i aferës korruptive me McKonigal ku synohej të akuzohej Basha si “i shitur tek rusët”, doli i kjartë se ishte vepër e Ramës e Ballës e që dështoi.

    Fakti që Rama e nisi sulmin me Bashën e jo me Berishën, është një tregues se ai ja kishte frikën më shumë duelit politik me politikanin e ri Basha që kishte mbështetjen e perëndimit, është njëfarë treguesi që ai kishte krijuar bindjen se perëndimi nuk e deshte Berishën e me mposhtjen e tij do ta kishte më lehtë.

    Kam vënë re se mediat më të shumta e bile ata të lidhur haptazi me Ramën, ose analistë me bindje të majta antiamerikane, janë ata që mbështetën Berishën e kam dyshimin se këtë e bënë edhe me nxitjen untergrund të Ramës.

    Përse paska dashur Rama që PD të ridrejtohej nga Berisha ?
    Për faktin e thjeshtë se një PD e drejtuar nga një politikan i vjetër si Berisha dhe e pa mbështetur nga perëndimi, do të ishte më e lehtë për te që ta shkatronte ashtu edhe siç ndodhi.

    Kam përshtypjen që disa militantë dritshkurtër të Berishës, do të hidhen e të më akuzojnë edhe mua si “peng” të Ramës.
    Po. Është e vërtetë që e vlerësoj shumë Ramën.
    Ama ky vlerësim është me kahje tërësisht negative për te.
    Rama është “gjeniu” i së keqes në politikën shqiptare.
    Të jeni të bindur se asnjë diktator kriminel nuk ka qenë ndonjë budalla.
    Që nga Neroni e deri tek Putini, ata kanë qenë gjenij të energjive kriminale.
    Edhe dymetroshi shqiptar , një “gjeni” i së keqes, që mburet se është bërë lider global, duhet të jemi “të kënaqur” se na qelloi ne, një populli e vendi të vogël.
    Mendoni se çfarë të këqijash do ti sillte një Shqipërie sa Gjermania, një aventurier politik si Rama.
    Do ja kalonte edhe Hitlerit.

    1. sipas vendit dhe kuvendi , gjen shesh ben pershesh. jo aq per merite te rames sesa per strukturat moniste te ps dhe shoqerise qe i mungojne mekanizmat dhe elementet e demokracise.
      integriteti moral , apo strukturimi i shoqerise qe te largoje kur lideri ne fakt e demton ate eshte minimal.
      rama i futi nje te qire lulit se e kapi qe ishte i dobet dhe ja ku i hoqe dhe opoziten, jep noi lek e favor ne washington

      struktura e shoqerise shqiptare eshte e dobet , e dale nga monizmi, nje pjese e madhe dhe kerkuese iku ne emigracion, ata qe ngelen bene noi biznes ne kurriz te shtetit, dhe sot jane te gjihte ne kurriz te popullit,.

      mos bej shume filozofi , situata eshte e thjeshte, rama nuk eshte kaq i zgjuar , thjesht eshe me maskara dhe pervers dhe ka bere ate qe parardhesit e tij nuk donin ti benin

      1. Edhe ti në fakt nuk më dukesh “budalla” me këtë komentin tënd, ama fakti që nuk di të shkruash si duhet edhe gjuhën shqipe, pasi i fillon fjalitë me gërmë të vogël, është një tregues i mungesës së arsimit e nivelit të ulët intelektual.
        Je vetë pikërisht një nga ajo pjesë e shoqërisë që “i mungojnë mekanizmat dhe elementët e demokracisë” ashtu siç shkruan, përderisa adhuron kultin e individit tek profesor doktor Berisha.
        Parimi themelor i demokracisë , është respektimi i kolegjialitetit politik e jo diktati i një njeriu.
        Doktor Berisha do të ngelej një figurë e shquar e historisë së Shqipërisë, nëse nuk do të bënte këtë që bëri, që për hir të drojës së dënimit nga falangat e komunizmit, e për ta quajtur veten të pazevendësueshëm, shkatëroi PD që krijoi vetë.
        Duhet të bëjmë dallimin midis autoritetit intelektual e moral, e autoritarizmit berishist e më keq akoma atij edramist.
        Ka një qëndrim të Berishës me historinë e “primareve”, që duket kjartazi si abuzim me modelin e demolracisë.

        Nocioni i “primareve” ekziston në politikën e demokracisë amerikane në përzgjedhjen e presidentit e jo vetëm të kandidatëve për nivelet e ulta.
        Bë zgjedhjet presidenciale të SHBA, ku presidenti ka edhe funksion pushteti, zhvillohet gara e primareve mbrenda dy partive më të mëdha, asaj demokrate e republikan.
        Pasi kryhet kjo garë mbrenda partive për lidership, ai që fiton në ndeshjen e liderin fitues të partisë së tij, fiton të drejtën të hyjë në ndeshjen finale me liderin që ka fituar në partinë tjetër.
        Ky quhet parim demokratik i “primareve” e jo ndeshjet e bajlozëve politikë shqiptarë që nuk i nënshtrohen zgjedhjeve mbrenda partisë.
        Berisha e Rama e ky i fundit shumë më keq se i pari, kanë vepruar thuajse njëlloj me partitë e tyre, duke mos i lëbë vënd asnjë kundërshtari për të hyrë në garë për lidership.
        Pikërisht nga kjo tendence diktatoriale të “unit”, ne shqiptarët mbajtëm mbi kurriz për gati 5 dekada paranoiakun Enver Hoxha.
        Në vendin europian ku banoj si emigrant prej më shumë se 30 vitesh, gjatë kësaj kohe kanë me dhjetra kryeministra e presidentë të cilëve ju a kam haruar emrin , jo vetëm unë por edhe vendasit.
        Kurse në Shqipëri “laj e thaj” po dy tre emra, Berisha, Meta e Rama.
        Edhe grosha që na pëlqen shumë ne shqiptarëve, po të na e vinin çdo drekë në tavolinë për drekë për 30 vite, do ta flaknim tej megjithë tenxhere.

        1. Pirdh lali me gërmë të madhe apo të vogël pirdh se lirohesh.

          Doni qarkullim me zor. Doktori kish me pa pun e vet, do shkrunte noi libër, po miqtë amerikanë e thirrën ushtar me zor. Sepse lulushi u kap gjallë. Ata e provojnë po nuk u eci ky plan , kan plan tjetër. Jo çdo gjë është siç duket. Rama donte me e heq qafe salën dhe amerikanët ja dhanë, tani thotë non grata vër re me kujdes që pushteti merret fitohet, nuk ta jep kush. Ti flet si e ema e zeqos në majë të thanës, të ilë berisha është moto, ama pse kan ngel rama nuk thu ka që ne 1998 në pushtet me vulë dhe firmë hiq 2 vjet 2011 2013. . Janë 23 vjet që vjedh buxhet ben ci do qejfi. Sa për krahassim berisha ka 13 vjet , nga te cilat 5 ka qenë president që dihet ca buxheti ka presidenca

          Iliri ka qenë ne pushtet por përveç kohës që ka qenë kryeministër të tjerat i ka si komplementar i rames 9 vjet dhe i berishës 4 vjet.

          Ke një të drejtë që berisha është figura me e madhe kombëtare bashkë me ibrahim rugovën pas 1990 . Dhe figurat kombëtare janë shumë më të mëdha se pushtetarët e vegjël kudo. Dhe kanë njerëz që i shkojnë edhe kur sjanë në pushtet. Edhe rugova edhe berisha kan mbeshtetje përtej pushtetit të mandatit

          Lëre pastaj ti krahasosh me kllounë si rama e pupac si basha

          Të fala sandrit ose fugës

    2. Përse paska dashur Rama që PD të ridrejtohej nga Berisha ?
      Për faktin e thjeshtë se një PD e drejtuar nga një politikan i vjetër si Berisha dhe e pa mbështetur nga perëndimi, do të ishte më e lehtë për te që ta shkatronte ashtu edhe siç ndodhi.

      lali pi ilacet

      rama donte te rrinte luli dhe po e mban lulin se e ka me dosje .

      berisha eshte opozitar i vertet jo i blere si luli.

      ilacet edhe atij qe e ka shkruar

  7. Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?Shyqyr qe del rama qe shpellkaret maloke e cecene te masturbohen me foton e tij sepse salihu nuk ja u ngref me
    Rama nuk e rruan per as njerin nga keta as per salih as metaj as lulzime ai tall loqet me keta dhe ne fund populli voton ate

  8. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha

  9. Shitblerje votash në Kavajë, 39-vjeçari që mbështeste “BF” ra në “rrjetën” e SPAK pas përgjimeve telefonike

  10. Tirania e burrecëve të Tiranës
    Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike

  11. në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

    “Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për t’iu shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *