• |
ide | kryesore

Muçi, sfida me gola e Uzunit e eksperiencën e Sadiku-Cikalleshit: “Duam të arrijmë në Europian”

-Instant, Sport, Video
Muçi



“Ndjehem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e listës për këto ndeshje. E shoh që Sylvinho pret shumë nga unë, kemi folur gjatë. Duhet të fokusohemi tek Moldavia dhe duhet të marrim pikët maksimale. Ne duam të arrijmë në Europian”. Ernest Muçi, është gati të përgjigjet në fushë për të justifikuar besimin e dhënë nga braziliani. Sulmuesi i Legia Varshavë, ka nisur të ketë vazhdimësi edhe te polakët dhe kjo e ka bërë më të fortë.

“Kemi një grup shumë të mirë dhe duhet të besojmë deri në fund për të arritur këtë ëndërr – vazhdoi Muçi -. Duam të jemi edhe njëherë në Europian. Ja dolëm një herë dhe mund tja dalim sërish. Në Poloni është një kampionat i fortë, Legia është një ekip shumë i fortë fituam Kupën dhe u renditëm të dytët në kampionat” u ndal sulmuesi. Muçi ka dhënë opinionin e tij edhe për teknikun Sylvinho, që në kënvështrimin taktik i përshtatet më shumë lojës së tij.

Lexo më tej: Kartagjena, kombëtarja e Partizani, Sadiku paktin; e ka me teknikun Sylvinho: Që kur erdhi më ka telefonuar;

Sigurisht e para është fitorja, por pavarësisht disponibilitetit për të qenë gati kurdo të thirret në cështje, është edhe dëshira për të qenë protagonist. “Do të jem gati nëse do të thirrem për të luajtur. Uzuni, Cikalleshi dhe Sadiku kanë bërë shumë mirë në ekipet e tyre. E unë jam i motivuar të luaj sa më shumë. Është një ëndërr të luaj për Kombëtaren në këtë stadium, është ndjenjë shumë e bukur. Shpresoj të paraqitemi mirë dhe të fitojmë ndeshjen”, përfundoi Muçi.

https://www.youtube.com/watch?v=AXK7e8YZ34M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *