• |
ide | kryesore

Video/ Aplikohen skemat e para anti-Moldavi: Sylvinho mbikqyr ndeshjen e kontrollit në “Elbasan Arena”

-Instant, Sport, Video
Sylvinho

Me vetëm dy lojtarë të munguar nga lista e grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese, Sylvinho ka nisur të provojë gjithcka është përgatitur këto ditë në stërvitje. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një ndeshje kontrolli brenda grupit. Një mundësi e mirë e brazilianit për të parë formën fizike e ritmin e skuadrës para ndeshjes së parë. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në 17 qershor dhe Ishujve Faroe në 20 për kualifikueset e Euro 2024.


Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” me grupin që fillimisht punoi me disa ushtrime me topin. Tekniku Sylvinho e ndau ekipin në dy pjesë në këtë ndeshje stërvitore. Sulmi titullar kundër mbrojtjes titullare, për të aplikuar skemat e para anti-Moldavi. Për të plotësuar grupin, stafi teknik thirri për këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19. Djemtë e Ervin Bulkut kanë nisur ndërkohë grumbullimin për dy miqësoret ndaj Kosovës.


Lexo më tej: Muçi, sfida me gola e Uzunit e eksperiencën e Sadiku-Cikalleshit: “Duam të arrijmë në Europian”

Lojtarët janë shfaqur në formë të mirë, duke treguar përkushtim maksimal në këtë ndeshje kontrolli. Stafi teknik është shfaqur i kënaqur me paraqitjen dhe me përgjigjet e marra nga ky test stërvitor. I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka asnjë lojtar e probleme fizike. Nga lista me 26 emrat mungojnë vetëm Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, që priten të bashkohen brenda të hënës me ekipin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *