• |
ide | kryesore

Në makinë me një shqiptar/ Atentat djalit të ish-bosit të mafias italiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
makinë



Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Casal di Principe, një provincë e Casterta mëngjesin e së premtes. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me armë ndaj një automjeti tip Fiat (në foton lart) ku ndodheshin dy persona. Sipas të njëjtave burime, brenda në makinë ndodhej Tammaro Caterino, djali i Sebastiano Caterino, ky i fundit i konsideruar si bosi i familjes mafioze Casalesi, i vrarë më 31 tetor 2003. 

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur. Makinën e italianit dhe shqiptarit e ka kapur një plumb pistolete, por të dy personat fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. Mediat italiane shkruajnë e se shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një çështje që ka të bëjë me marrjen me qira të për këtë makinë, por nuk përjashtohet që kjo histori të jetë sajuar për të mbuluar aktivitete të tjera të paligjshme.

Autorët kanë qenë 2 persona, por ata kanë mundur të largohen. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre. As arma nuk është gjetur. Për të marrë më shumë informacione mbi ngjarjen, policia po verifikon regjistrimet e kamerave të vëzhgimit në zonë. ©LAPSI.al

Sebastiano Caterino
Sebastiano Caterino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *