• |
ide | kryesore

Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën

1, 2, Ide
Albin



Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të Nato-s dhe çlirimit të Kosovës nga represioni serb, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar përsëri për të goditur Albin Kurtin.

“…Sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, shkruan Rama.

Kryeministri shqiptar, sigurisht mund të kishte zgjedhur një mesazh më përbashkues e më solidar, në vend të thellimit të hendekut me pjesën tjetër të kombit. Ai mund të kujtonte pikërisht në këtë ditë se Kosova, prej gati çerek shekulli është tashmë një realitet, të cilin sa më shpejt ta njohë Serbia aq më afër do të jenë paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Edi Rama kishte mundësinë që sot të përkujtonte edhe sakfricën e atyre që bënë të mundur intervenimin e Nato-s, e që sot gjenden pas hekurave në Hagë. Mund të shkruante gjithashtu se në një kohë të shkurtër, Kosova ia ka dalë të jetë shteti më demokratik në rajon dhe, pse jo, t’i shprehte mbështetje qytetarëve atje se Shqipëria do jetë përkrah tyre në sfidat e vështira me të cilat po përballen.

Por në vend të një mesazhi të tillë, Rama zgjodhi ta caktojë veten në një lartësi sipërore, nga ku jep rekomandime ultimative se Kosova duhet “të dalë patjetër” prej qorrsokakut ku sipas tij gjendet sot. Dhe ky qorrsosak qënkan policia e Kosovës në veri të vendit, propaganda e Kurtit dhe keqtrajtimi i miqve aleatë. Rama ka shkuar edhe më larg se sa kritikat e vetë ndërkombëtarëve, ndaj pozicionit të Albin Kurtit. Ndërkohë, në asnjë fjalë të vetme nuk përmend as shkakun se përse Nato u detyrua të intervenojë ushtarakisht 24 vite më parë dhe  as shkakun e vërtetë të kofliktit në veri të Kosovës.

Askush nuk po i kërkon kryeministrit shqiptar të thotë atë çka deklaroi një javë më parë homologu kroat se, përsa kohë Serbia nuk e njeh realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, për aq kohë tensionet në këtë pjesë të Ballkanit do të vazhdojnë. Rama mund të mos e ndjejë të nevojshme apo mund të mos e ketë fuqinë t’u tregojë aleatëve të mëdhenj, se njohja e Kosovës nga Serbia është parakusht për marrëdhënie të mira e stabilitet, por pse duhet që lideri i Shqipërisë, sapo i jepet rasti, të tregojë me gisht si përgjegjës për “qorrsokakun”  Prishtinën zyrtare.

Arsyeja e kësaj sjelljeje të një kryeministri shqiptar, në një moment delikat për Kosovën, nuk duhet kërkuar tek shqetësimi i tij për prishjen e Prishtinës me aleatët. As tek teoritë e konspiracionit se ai po luan në prapaskenë një axhendë të kurdisur nga Vuçiçi. Është diçka më e thjeshtë.

Ramën e pengon personaliteti i një lideri si Albin Kurti në Kosovë. Duke dashur që të jetë violinë e parë në rajon përballë auditorit perëndimor, ashtu si Vuçiçi për serbët në anën tjetër, mosndikimi i tij tek Kurti ia ka ulur disi relevancën sidomos në momente vendimtare. Rama nuk mundet të jetë negociatori kryesor bashkë me Vuçiçin për çështjet rajonale, pa përfillur Prishtinën. Me Albin Kurtin i ka ngecur sharra në gozhdë.

Dështimi i Ballkanit të Hapur, të cilin Rama e Vuçiç e paraqitën përpara botës si projektin e paqes e bashkëpunimit rajonal, ishte guri më i rëndë që Kurti ua vuri në qafë për të llogaritur peshën e Kosovës në çdo marrëveshje tjetër të mundshme. Po kështu, të gjitha lëvizjet e tjera të Kurtit në raport si me Serbinë ashtu dhe me faktorin ndërkombëtar, e bënë të qartë se për Kosovën ka një qendër me të cilën duhet negociuar.

Zbehja e rolit të Ramës në skakierën rajonale, zbërja e delirit të tij për t’u paraqitur si lideri që do sillte paqen e munguar shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve, janë arsyeja që e kanë vënë Kurtin në shënjestrën e tij. Rama nuk dëshiron një personalitet të fortë në Prishtinë, që merr rol kryesor në raport me perëndimin, por dikë që t’i shkojë pas projekteve të tij që t’ia shesë perëndimit.

Kjo është arsyeja kryesore, që sot, kur Kurti gjendet në një moment delikat me aleatët ndërkombëtarë, Rama po bën çmos t’i japë një të shtyrë më shumë për ta rrëzuar. Që nga loja për të vënë asosiacionin e komunave me shumicë serbe si një mjet presioni ndaj Kurtit ashtu edhe tek mëshimi që i bën idesë se ky i fundit po e izolon Kosovën duke “keqtrajtuar miqtë”.

Por veç arsyes së protagonizmit rajonal, që shërben për të fituar mbështetje ndërkombëtare për të toleruar korrupsionin dhe deformimin e demokracisë në Shqipëri, Rama po e lufton Kurtin edhe si një model që e nxjerr zbuluar mënyrën e tij të të bërit politikë. Kurti po qëndron përballë aleatëve, duke besuar tek parimet për të cilat e kanë votuar. Ai është e kundërta e Ramës, që është i gatshëm të thotë “yes” për gjithçka, mjaft që të mos i rrezikohet karrikia e tij. Madje është i gatshëm të lobojë e joshë mbështetje ndërkombëtare, vetëm e vetëm në funksion të pushtetit të tij. Kurti nuk e ka këtë merak dhe fuqinë e tij elektorale, që i buron pikërisht prej këtyre qëndrimeve, liderë si Rama detyrohen ta blejnë nëpërmjet lobimeve e premtimeve. Nëse Kurti pushtetin e ka një mjet në funksion të idesë së tij për Kosovën, Rama pushtetin e ka shndërruar në vetmin qëllim të ekzistencës së tij.

Dhe në fund, përtej Albin Kurtit, Kosova është një shtet ku pushtetet ndërrohen me votën e lirë të qytetarëve, ku e ku më larg se regjimet në Tiranë e Beograd.

Mjaftojnë këto, për të kuptuar sjelljen e Ramës karshi Kurtit, për të lexuar mesazhin e tij të fundit në përvjetorin e hyrjes së Nato-s dhe për të shpjeguar sulmet e koordinuara të milicëve të tij të propagandës kundër qeverisë së Kosovës. ©lapsi.al



38 Comments

  1. Me pelqeu shkrimi.Dhe uUne besoj se Rama ndjehet i kompleksuar nga intelektualizmi, morali, qartesia, atdhetaria, ndershmeria e Kurtit.

    1. Astrit ilaçet.

      kllouni dhe pupaci i vet janë e shkuara po dalin nga skena

      Kurti në kosovë dhe thërritja në shesh e berishës nga usa janë fakorët e sotëm. Janë serioze dhe kanë kapacitet liderësh

      Merr noi vulë edhe për ramën se do duhet për bythën kur të shkojë tek mcgonical ose tek gjushi

    2. Rama eshte nje MUT I MADH NE KRAHASIM ME KURTIN , eshte nje BASTARD SI BABAI I TIJE .
      Rama eshte i gatshem te shese edhe bythen per pushtet .
      B A S T A R D!!!!

  2. “As tek teorite e konspiracionit se ai po luan ne prapaskene nje axhende (agjende) te kurdisur nga Vucici”. Kete agjenden, Rama dhe Vucic, e kane kurdisur bashke; kjo agjenda nisi qe me shkembimin e territoreve; kjo eshte provuar si e vertete tashme, keshtuqe nuk mund te flitet me per teori konspiracioni.
    E vura theksin ketu, sepse perhere me intrigon kjo ceshtja e prozhektorit ne analiza. Nje analist i keq e drejton prozhektorin ne drejtim te gabuar, zakonisht paqellim thjesht nga paaftesia; nje analist i mbrapshte, e ben kete qellimisht; nje analist i mire e drejton ne kahur e duhur, por mund te qelloje per arsye nga me te ndryshmet, qe te ngaterroje radhen e fokusimit, nga spotet me te nxehta tek me pak te tillat. Analistet e shkelqyer zoterojne metoden e duhur ne perdorimin e prozhektorit (analizues), duke na dhene keshtu imazhin, pikturen, panoramen me te perafert me kete lloj realiteti qe eshte i denuar te rrije perhere ne erresire.
    Nuk mund te anashkalohet agjenda, pakti, marreveshja, apo quajeni si te doni me sinonime te ngjashme, Rama-Vucic. Po kalohet ne inflacion fyes per inteligjencen me perdorimin e togfjaleshit “teori konspiracioni”; kam pershtypjen se ka te beje me njesilloj mode ne rrethet gazetareske dhe intelektuale ne Tirane, qe ashtu si shume lloje te tjera moderash, e ka zanafillen en fillimvitet nentedhjete, kur gjenerata e Shkullakut ishte lodhur kaq shume me teorite konspirative te komploteve te 50 viteve diktatures, saqe edhe kur kemi te bejme me te vertete me gjera te tilla, keto refuzohen apriori.
    Eshte pasoje pikerisht e kesaj flame post-diktatoriale, qe edhe tradhetia si koncept u hoq nga kodi penal! Aq shume u abuzua ne 50 vite diktature me tradhetine dhe tradhetaret, saqe i eshte bere ban asaj ne demokraci! A thua se te gjitha konspiracionet, komplotet, tradhetite dhe tradhetaret pardjeshem, e djeshem, e sotem e te ardhem, u zbuluan qe te gjithe ne kohen e diktatures! Tani nuk ka me tradheti e tradhetar! Ka pasur dikur, por tani jo me! Ka ne SHBA, madje atje edhe te kalbin ne burg, madje madje edhe te ekzekutojne, por jo ne Shqiperi!
    Eshte pikerisht kjo mendesi , qe s’di se c’emer ti ve se eshte shume per te ardhur keq, qe e ben edhe nje analist si Shkullaku te nxitoje qe ne fillim qe te perjashtoje Ramen nga akuza “qesharake” per tradheti. So sad.

    1. E kam vene re mire se fatkeqësisht editoret e lapsit kane nje lloj mos-pëlqimi ndaj “teorive konspirative”, megjithëse bota punon me konspiracione perdite. Me këtë mënyre paraqiten jo mire para lexuesve me te informuar. Shpresojmë se do te mesojne ne te ardhmen.

      Sidoqoftë une i falenderoj edhe per kaq. Te shkruash hapur “ata te tjerët” te heqin qafe, sidomos ne Shqipëri 🙂

  3. Rama enderron e desheron qe ne vend te Albin Kurtit te kete nje Rakip Sul apo nje

    Sadri Abaz qe batutat bajate teb tij tu duken si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit dhe

    pordhet e tij si simfonite e Bethovenit. Epersia e dukshme morale, intelektuale, atdhetare

    e Kurtit ndaj Rames e detyron Ramen qe here pas here te gjuaje me gur Albinin pa

    marre papasysh demin e madh qe i ben Kosoves dhe krejt ceshtjes sone kombetare.

    1. 👍 vetem desha te shtoj: Shikone numrin marramendes te azilkerkuesve shqiptare nga vendi ëmë ne Angli (qe nuk eshte me anetare e BE dhe nuk mund te ankohet ne Bruksel, prej ku do te sanksionohej Shqiperia me futjen e regjimit te vizave) dhe e dini gjendjen ekonomike dhe imazhin e Shqiperise se “cofte” se Evrope. Edi Kristaq Rama eshte nje kamuflues i se vertetes dhe karshi Kosoves dhe kryeminstrit te denje Albin Kurtit ne nje vije me Aleksandrin e Vogel te Beogradit. Por e verteta do te fitoje ndonjehere edhe ne trojet shqiptare.

  4. Skypion asgje nuk ka ndryshuar . Vijne kengetaret shqiptare ne Amerike per festen e flamurit,biletat mbi $ 100 e nuk sheh nje flamur sado te vogel shqiptar ne keto koncerte .Shqiptarevet nuk i “ ngrihet “ per kombin e tyre.Dhe tjetra nuk eshte lindur akoma nje Avni Rustem i dyte.

  5. Analiza e thelle e Shkullakut eshte, shume qesharake pa dyshim, Rama e hedh shurren larg, Albini e hedh pak me larg se Rama, ky i fundit eshte bere tym nerva per kete pune. Gazetar ky Shkullaku ee? Lum ne per gazetarin.

    1. Nje Pune e di KY I gjati veq gjak shqiptari nuk… Me te ardhur ne krye t bashkise SE Tiranes ftoj ni kengetar serb per ti tregur shqipetarve kah anon…Puna qe shifet kallauz nuk don,fatkeqsia eshte SE edhe ni pjese e populates krysisht te ps njejt mendojna kjo pastaj te tmeron…!!!

    2. O malok, Albin Kurti eshte pasqyra qe reflekton shemtine e kryeministrit tend, liderit shpirteror de mavive, Edrames.

  6. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

    Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

    Berluskoni është treguar ironik,tallje ofenduese publike por salihu krenar

  7. Shkullak mirë por ti bën edhe më mirë.
    E di që do thuash që niveli i lexuesve është mos më keq dhe për më tepër niveli social kulturore i shtetit dhe i ridhjerjes, por kjo sdo të thotë gazetari të ulë nivelin e tij për të komunikuar
    Mund të komunikosh thjesht dhe me cilësi pa e ulur nivelin.

    Përshëndetje nga rruga e elbasanit

  8. Nje Pune e di KY I gjati veq gjak shqiptari nuk… Me te ardhur ne krye t bashkise SE Tiranes ftoj ni kengetar serb per ti tregur shqipetarve kah anon…Puna qe shifet kallauz nuk don,fatkeqsia eshte SE edhe ni pjese e populates krysisht te ps njejt mendojna kjo pastaj te tmeron…!!!

  9. PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot.

    1. Dje medemek PS “festoi” 32 vjetorin e themelimit të saj.
      Në fakt kjo parti ka lindur në Shqipëri me ndihmën e komunistëve serbë që në 8 nëntor të vitit 1941. që do të thotë se ka mbushur plot 82 vite të ekzistencës së saj.
      Në këto vite vetëm ka ndruar emrat e liderëve të saj, nga Enveri tek Edveri i sotëm, e nga partia komuniste në partinë e punës së pa paguar, në parti socialiste e më pas në parti kanabiste.
      Nuk kemi pse të çuditemi që dymetroshi sillet me Kosovën akoma si me një krahinë autonome të Serbisë, pasi për sojin e komunistëve, shqiptarët e Kosovës quheshin prej tyre “jugosllavë” e nuk e kanë hequr akoma deri sot këtë mendësi.
      Nuk duhet të harohet kurrë nga shqiptarët se Edvin Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës, në kohën kur gjithë bota demokratike e akuzonte Millosheviçin si një kasap, diktator kriminel të Ballkanit, bojaxhiu kokëbosh thërriste në Tiranë një këngëtar që gkorfikonte krimet e Millosheviçit tek shqiptaret e Kosovës e paturpësisht e nderonte me dhënjen e çelësit të kryeqytetit tonë.
      Njëlloj si Enveri edhe ai u kujtua ti thoshte Vuçiçit se Kosova është e pamvarur në Beograd, e kjo u propogandua nga komunistët si një heroizëm i madh që nuk e paskesh bërë asnjë lider shqiptar kur nuk gjen asnjë politikan shqiptar që të mos ta ketë bërë një deklaratë të tillë.
      E bëri me zë të mekur e me siklet të madh ate deklaratë, kur serbët akuzuan vëllain e tij si autor të dronit që u shfaq në stadiumin e Beogradit me parullën e kërkesës së pamvarësisë së Kosovës.
      Ruaj në kujtesën time momentin e asaj skene komike të “trimërisë” së tij, që kjartazi dukej si reagimi i një burracaku të trembur.
      E bëri jo për patriotizëm siç mashtronin komunistët por thjeshtë për hallin e tij personal, i trembur se mos serbët do tja arrestonin të vëllanë.
      A nuk është një përsëritje e veprimeve të Enverit ?
      Edhe Enveri deri në 1949 ishte gati që ta bënte Shqipërinë një republikë të shtatë të Serbisë, e u “trimërua” të prishej me Titon, vetëm kur e pa se jugosllavët kishin ndërmend ta flaknin tej të përzgjedhurin e tyre e ndroi padronin duke u lidhur me Stalinin..
      Shqipëria ka pasur e ka edhe sot intelektualë të shquar patriotë që kanë shkrirë gjithë energjitë e pasuritë e tyre për atdheun.
      Ku dreqin na dolën këta Enverë e Edverë mediokër, të pa shkollë e të pa moralshëm, që të na udhëheqin këto 8 dekada ?
      Për fat të keq edhe në Kosovë, si rezultat i propogandave të vjetra e të reja komuniste, pati shqiptarë që u mashtruan dhe e vlerësuan Ramën si një “patriot trim”

  10. I paemer i ores 22.23. PS eshte e vetmja parti qe ka futur ne burg vetem ne vitin 2014 rreth

    38 mije shqipetare per mospagese fatura dritash 30 mijelekshe apo per nderrim tjegullash, disa

    nga te cilet dolen te vdekur nga ato burgje.

    1. Shumë nga ne të sferave më të larta, mbetëm dhe pa shtëpi, se banesave ku strehoheshim u doli pronari. U hodhëm në rrugë pa punë, pa të ardhura, duke u mbështetur vetëm tek fëmijët për strehim dhe me pensionin minimal që marim si gjithë qytetarët.

      Sot, një pushtetar i lartë, nuk krahasohet me ne. Ai në këto 30 vjet të demokracisë, është bërë me dy apo tre shtëpi, ku njëra është në bregdet, ka dy-tre makina personale.ti shpellkare i salihut i ores 22:41 ti more kurve u mesove me salihun qe mos te paguaje as drita as ujin se keshtu dhe votonit per shpellkarin salih,kush vjedh ne burge dhe eshte pak,salihu o idiot funksional vrau preu perdhunoje vodhi dogji per 30 vjet orrotKari

      1. Nuk kanë asnjë argument tjetër veçse të krahasohen pafundësisht me SALI NONGRATËN,

        Kanakarët, Veglat, Vasalët, Bedelët, Servilat, Ithëtarët, Zagarët, Sahanlëpirësit POCAQI MAVI.

  11. Dikur në kohën e PPSH, gazetarët mblidhnin informacion për trazira nëpër botë,dhe pavarsisht se ato mund kishin shkaqe që nuk kishin fare të bënin me njëri-tjetrin,ata i botonin nën titullin” popujt e botës po luftojnë kapitalizmin ,se duan të bëhen si Shqipëria”!
    Kjo fiks është logjika e gazetarit Shkullaku!
    Mbledh të dhëna e fakte andej këtej dhe shkruan që Rama është strumbullari i të gjithave.
    Mjafton të dalë Berisha i larë,po çdo gjë në botë ndodh sepse jeton Edi Rama,për kokështypurin Armand!
    Hallet personale të Shkullakut duan para’ për t’u kaluar,anipse kjo para’ është e lyer me mut………

    1. Idiotit te dobishem, Kapo Myftari.

      Jane faktet qe flasin se Edrama shet prapanicen per pushtet, eshte aq delirant sa nuk heziton te beje kllounin e cirkut vetem qe te bjere ne sy. Por c ´eshte me e keqja, eshte antishqiptari me i terbuar qe mund te kene lindur keto troje. Nje “yesman” i perulur ndaj nderkombetareve. Nuk ka parime , as ideologji, as vizion. Boshti levizes i tij eshte vetem pushteti dhe paraja.

  12. Shume i sakte Armand Shkullaku. Analize perfekte. Bile jo vetem kryeministri dhe presidenti kroat(secili ne vete) “guxuan” direkt t’i dilnin ne mbrojte Kurtit,edhe pse ishte nje moment i papershtatshem per Kroacine kur Borrelrat e Lajcaket filluan sulmuan Kurtin menjehere, por edhe Milo i vogel, po po ai sllavi i Malit te Zi,Gjukanovic, beri deklarate goxha te fuqishme,qe fajtor linte serbet,.Njesoj edhe bullgaret, Presidentja hungareze me shume anoi nga ne(edhe publikisht dmth),kurse Rama cdo dite e me shume e avancoi sulmin ndaj Kurtit. Mire ato partite opozitare ne Kosove qe pothuaj secila prej tyre ka firmosur tradhetira ne te kaluaren,(qofte per Zajednice, toke te falur Maqedonise, Malit te Zi , mosshkuarje te FSK ne veri etj),ato duan ta heqin Kurtin ,si e vetmja menyre per te ardh ne pushtet,apo per ti shpetu drejtesise,, po ky cka do qe i fut hundet? Nqs ka ndonje “keshille dashamirese” mund ta thote privatisht apo nepermjet ambasadorit Minxhozi, te cilin Kurti e takon shpesh,e me respekt, dhe pothuasje i jep te njejten peshe si ambasadoreve te QUINTit (ndryshe nga Rama qe me duket as emrin sia di ambasadorit te Kosoves,se per ta taku sbehet fjale).
    Gjeja qe sna falet ne shqiptareve ne kete kohe, eshte qe politika reagoi e percare, se po te ishim nje ze i fuqishem, na merrte bota ndryshe ne konsiderate,e sna conte ultimatume, se udheheqim fatin e 4 shteteve ne Ballkan..Serbia ska as det dhe po behet faktor aq i rendesishem kurse ne qe ku e ku me lart se serbet jemi (edhe si fuqi), po dalim dobet.

  13. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.

  14. Qe diten qe portali lapsi.al filloje pune kjo video tregon per here te pare se kush eshte salihu dhe lulzimja,bab e bire qe shkatarruan nje parti dhe mbeshtetsit e saj,sot partia e ndare ne copa,nje cope salihu e muli nje cop gazi e tabakHonia dhe lulzimja,ne fund i perndjekuri alibej,i verteti sokolin e cuan per lesh duke ja hequr skalpin e kokes dhe deklaruan aksident me 40 km ne ore,zoti eshte i madh dhe ai mori hak per sokolin parti ka marre rruget e mutit te salihut me shoke

  15. brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme

  16. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

  17. Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.
    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b…

  18. pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.

  19. Te jesh malok politikan nuk eshte gje e vogel ! Shikoni dy “Trimat” e Saliut , me te neveriturit qe pluskojne mbi ujrat e felliqur te Sali Berishes se me cfar ligjike kerkojne te dalin ne siperfaqe , me metodat arkaike nokiane !

    1. Nuk kanë asnjë argument tjetër veçse të krahasohen pafundësisht me SALI NONGRATËN,

      Kanakarët, Veglat, Vasalët, Bedelët, Servilat, Ithëtarët, Zagarët, Sahanlëpirësit POCAQI MAVI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *