• |
ide | kryesore

Rama anuloi takimin e dy qeverive në Gjakovë, reagon Kosova: Hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme

Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës që do të mbahej në Gjakovë.

Në këtë reagim thekson se marrëveshjet që do të nënshkruheshin kishin për synim të afronin ekonomitë, sistemet e drejtësisë, arsimit, kulturës mes dy vendeve.

‘Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, njofton qeveria e Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.



17 Comments

  1. Albin mos e prish terezine se je ne te drejte.
    Shteti Ame ka ne krye nji tradhtar 24 karatsh.
    Gjithe ne, shqiptaria e thjeshte (jo ata qe shiten e blihen) e dine kete. Dhe ne jemi shume me shume se tradhtaret si numer.

  2. Jemi te sigurt qe kjo mbledhje do te zhvillohet ne muajt e ardhshem sepse situata nuk eshte shume e mire ne keto momente

  3. Qe diten qe portali lapsi.al filloje pune kjo video tregon per here te pare se kush eshte salihu dhe lulzimja,bab e bire qe shkatarruan nje parti dhe mbeshtetsit e saj,sot partia e ndare ne copa,nje cope salihu e muli nje cop gazi e tabakHonia dhe lulzimja,ne fund i perndjekuri alibej,i verteti sokolin e cuan per lesh duke ja hequr skalpin e kokes dhe deklaruan aksident me 40 km ne ore,zoti eshte i madh dhe ai mori hak per sokolin parti ka marre rruget e mutit te salihut me shoke

  4. Rama beri me te miren duke prezantuar gjithe ate draft dhe vetem per kete Kurti nuk duhet te sillet ne ate menyre harbute, sepse ne fund te fundit Kurti eshte ai person i cili po nxit me se tepermi konflikte sikur eshte femije i llastuar

  5. Nuk u anullua per arsye te tjera, por u anullua qe te merren me mire vesh kur jane pak veta. Kurti duhet ta kishte vlersuar ket veprim te rames dhe jo te bente kot e me kot

  6. Rama eshte nje imazh shume i rendesishem jo vetem i politikes por i cdo gjeje per rajonin dhe e them kete sepse perhere i ka dal ne krahe Kosoves dhe per kete Kosova duhet ta vleresoj vertete shume

  7. Rama po mundohet vetem qe te vendosi paqe mes tyre dhe nuk po ben asgje te keqe dhe kete gje duhet ta vleresoje edhe Kurti sic po e vlereson gjithe Europa

  8. Kurti te mos i japi mendt Rames sepse nese nuk do te ishte Rama Kosova sot akoma nuk do te njihej per emrin shqiptar por do te njihej si toke serbe.

  9. Albini eshte kalama muti dhe na ka rrujt karin. Te marri vesh ca gjera qe i thote rama sepse edhe vet e di qe nuk e ben dot vezen e Rames dhe ne vend qe ti dali kunder duheet te mesohet sesi te jene te bashkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *