• |
ide | kryesore

Rama me gjysëm zëri kundër Vuçiçit: Policët e Kosovës të kthehen në shtëpi!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi Rama policet e Kosoves



Një ditë pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga anti-terrori serb, kryeministri Edi Rama tha se qeveria që ai drejton është 100% e fokusuar për lirimin e tyre. Mesazhi i Ramës nis me konstatimin se KFOR nuk po del me konkluzione për vendndodhjen e policëve dhe se ata duhet të kthehen menjëherë në Shqipëri.

Megjithëse thotë se nuk ka paralele mes policëve dhe arrestimit të kriminelëve në veri, Rama nuk përmend në mesazhin e tij fjalën “rrëmbim” dhe as “agresion” nga Serbia, siç i referohet Albin Kurti rastit.

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë” shkruan Rama.

Ndryshe nga Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë nuk e prek heshtjen e ndërkombëtarëve për rastin e rrëmbimit të policëve në Kosovë.

Mesditën e së mërkurës (14 qershor) tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat e antiterrorit serb, ndërkohë që pretendimet e presidentit serb Vuçiç janë se ata kishin kaluar kufirin dhe u kapën në fshatin Rashkë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka krahasuar pengmarrjen e policëve të Kosovës me arrestimin e disa serbëve të përfshirë në protestat e dhunshme kundër ushtarëve të KFOR në datën 29 Maj, pas futjes së kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në veri të Kosovës.



5 Comments

  1. i rruni karet Edi Rames Ai eshte zeri me i forte pro Kosoves Agjenti serb Salih Berisha eshta ai qe Kosova duhet ta shpalle person non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *