• |
ide | kryesore

Aktorja e Emily In Paris zbulon detaje nga sezoni i katërt

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i katërt i Emily In Paris mund të vonohet për momentin për shkak të grevës së shkrimtarëve, por aktorja Lily Collins ndau informacione për atë që do të vijë  në një video të re të publikuar gjatë ngjarjes Tudum të Netflix në Sao Paulo. Brazil, të shtunën.

“Ne po përgatitemi për sezonin 4 të Emily në Paris dhe jemi shumë të emocionuar për të parë se çfarë do të ndodhë më pas për Emily. Është e sigurt të thuhet se përfunduam me një notë dramatike sezonin e kaluar dhe surprizë! Nuk mbaron me kaq,” u shpreh aktorja në video, duke pranuar se “përgjigjet” do të jepen për të gjithë situatat e  sezonit të kaluar, duke përfshirë nëse Emily dhe Gabriel (Lucas Bravo) më në fund do të bashkohen.

Por Collins nuk mund të linte pa dhënë një ngacmim intrigues për sezonin e ardhshëm: një destinacion i ri evropian! “Ajo që mund të them është se ne kemi më shumë argëtim, më shumë modë dhe sigurisht, më shumë dramë për të gjithë ju,” la të kuptohet ajo. “Emily do të duhet të vendosë nëse gjithçka që ajo dëshiron është me të vërtetë ajo që i nevojitet dhe ndërsa zemra e Emily do të mbetet gjithmonë besnike ndaj Parisit, jeta e saj merr disa kthesa të papritura këtë sezon. Mos u habitni nëse  e gjeni në një festë romake. .” Au revoir Paris… ciao Roma! Tre sezonet e para të Emily në Paris po transmetohen tani në Netflix./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *