• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në PD-në e vulës/ Kritikët e kryesisë dublohen në qarqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vulës



Kryesia e Partisë Demokratike (së vulës) nuk ndalet nga nxitimi për të zgjedhur kryetarin. Ajo ka miratuar grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen me 29 korrik.

Në njoftimin e PD-së (së vulës) thuhet se Kryesia e mbledhur në datën 15 qershor ka vendosur që grupi i punës në nivel qarku të përbëhet nga anëtarësia e Kryesisë së PD, deputetët e qarkut, anëtarët e këshillit bashkiak të zgjedhur të PD.

Gjithashtu çdo anëtar i grupit asiston me përgjegjshmëri degët ku bën pjesë në përmbushje me sukses të procesit të evidentimit të anëtarësisë. Në listën e bërë publike shihet se deputetët që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë.

Por në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Por gjithashtu emri që spikat në këtë qark është edhe i Flutura Açkës që ishte pro zgjedhjeve të shpejta për kryetarin. /LAPSI.al

Rikthimi i Bashës, Kryesia e PD-së cakton grupet e punës për

Rikthimi i Bashës, Kryesia e PD-së cakton grupet e punës për



2 Comments

  1. Kryesi pa krye, pa krye e kembe, pa kembe por me vule.Do thone se e nisi me 200 petrita, me qe ia do koha e politika, ka nisur sprintin, por nok do kene fryme te presin shiritin. Keta as kokosh, as thele, po realizojne premtimet e mendimet e Rames.Kush eshte demokrat i vendosur , nuk e tradheton shumicen premtuese e te vendosur, e kush degjon perrallat e vulisteve do mbesin utopiste, jo te frymes demokratike por zgjatues te pushtetit Ramist te degjeneruar.Me kesi formash demtuese karieriste personale te nje grupi lokalist brenda PDse, vetem emeri do i mbese e vula gjygjespre, demokratet e kane percaktuar rrugen e tyre. Keta te vules ne mendojne kaqe shume per hallet e PDse le te ndjekin organet e forumet e Foltores,rregullin e fundit statuor, te ballafaqohen, te polemizojne te votohen, e te dalin me konkluzione fitimtari.kjo eshte rruga demokratike e PDse bashkuar, cdo rruge tjeter qe ndiqet nga vulistet eshte sabotuese e percarese per qellime ogurzeza ne dem te demokracise e rruges per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *