• |
ide | kryesore

“I njoh më mirë se mendoni”: Ramadani ‘spiuni’ i Sylvinhos për Ishujt Faroe

-Instant, Sport, Video
Ramadani



Ishujt Faroe mund të jenë një kundërshtar i panjohur për shumë, por kombëtarja e ka gjetur një burim informacioni. Kuqezinjtë ndeshen për herë të parë në histori me këtë kundërshtar, në raundin e tretë të kualifikueseve për Euro 2024. Mesfushori, Ylber Ramadani, është njeriu që ka furnizuar teknikun Sylvinho në lidhje me kundërshtarin e nesërm: “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.

Mesfushori i Aberdeen, lojtari me më shumë minuta në këmbë ndër kuqezinjtë theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria. Ramadani u shpreh se do të futen në fushë të japin maksimumin për të marrë tre pikët, pasi ky është objektivi i Kombëtares kuqezi: “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë. Duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.

Lexo më tej: Frika nga bari sintetik dhe një rival ndryshe nga Moldavia, Sylvinho: “Ishujt Faroe kameleon”

Motivimi është rritur pas fitores së parë në Grupin E me Moldavinë. E megjithatë, duhet një ndeshje e kujdesshme për të dalë me sukses nga kjo transfertë. “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë” e mbylli Ramadani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *