• |
ide | kryesore

OKB: Më shumë se 9.000 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Lajme, Planet



Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Sipas të dhënave, 15.779 civilë janë plagosur. Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.

OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol, Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck ku ka supozime se ka raste të vrasjeve të civilëve”, tha OKB.

Sipas Radio Evropa e Lirë shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore.

Më 19 prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *