• |
ide | kryesore

Sarah Jessica Parker reagon ndaj rikthimit të Kim Cattrall

-Instant, Paparazzi, Slider



Në fillim të këtij muaji, u zbulua se Kim Cattrall do të rikthehet me rolin e saj si Samantha Jones në finalen e sezonit 2 të  And Just Like That.

Cattrall më parë pretendoi se nuk do të kthehej për të luajtur Samantën pas viteve të tensionit dhe komenteve që përfshinin kryesisht, Sarah Jessica Parker. Ndërsa kasti po përgatitet për premierën e sezonit 2, Parker ka reaguar rreth kthimit të Cattrall si Samantha. “Isha shumë e emocionuar për idenë,” u shpreh Parker për ET. “Mendova se ishte një ide vërtet e mirë dhe ishae emocionuar që, e dini, ne mund ta realizonim dhe se funksionoi për të dhe është thjesht shumë bukur ta shohësh. Është vërtet bukur.”

Pas një miqësie të gjatë gjatë gjithë ecurisë së gjashtë sezoneve të Sex and the City dhe dy filmave të mëpasshëm, Samantha dhe Carrie ndahen në filmin And Just Like That pas një debati biznesi.  Në finalen e sezonit 1, dyshja  bien dakord të takohen për një pije ndërsa ajo është në Paris, Francë dhe Samantha po jeton në Londër, Angli. Për skenën e shumëpritur të Cattrall, Parker thotë se shfaqja do të vazhdojë të shfaqë miqësinë e largët të tyre.

“Unë mendoj se pasqyron marrëdhënien që ne kemi ndarë me tekst për sezonin e kaluar dhe këtë sezon. E dini, kjo është një marrëdhënie jashtëzakonisht e rëndësishme për Carrie, është e mbushur me dashuri,” shtoi aktorja. “Ne thjesht menduam se ishte një ide vërtet e bukur t’i jepnim një fytyrë tekstit,  për të festuar 25 vjetorin e [Sex and the City].”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *