Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë shok-bombë (eksploziv) në Zveçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50.
Në lidhje me ngjarjen janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejshme hetimore.
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që prej 26 majit, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri dhe me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.
Gjera pa zarar deri 1 milion të debuar eshte ok , por pyetja eshte nese lajcaku me birrellin i morën leje vucic për takimin? Po ramës?