• |
ide | kryesore

Britney Spears bën paqe me motrën e saj

Paparazzi, Slider



Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ajo ka vizituar motrën e saj Jamie Lynn Spears pas grindjes së tyre të ashpër.

Përmes Instagram, krijuesja e hitit “Toxic” postoi një video të saj duke kërcyer në një varkë me bashkëshortin, Sam Asghari. Në mbishkrimin e gjatë, Spears zbuloi se ajo vizitoi motrën e saj javën e kaluar në xhirimet e rifillimit të filmit të saj Paramount+, “Zoey 102”. “Ishte bukur të vizitoja motrën time në xhirime javën e kaluar !!! Me keni munguar shumë djema!!!Është shumë bukur të vizitosh familjen” shkroi ajo.

Ndërsa Spears nuk dha shumë detaje për takimin e tyre, mamaja e tyre Lynne Spears, thuhet se këtë javë “iu lut” Britney-t që të pajtohej me motrën e saj më të vogël. “Lynne po i lutet Britney-t që të bëjë paqe me motrën e saj, Jamie Lynn,”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail të hënën. “ Lynne e di që Britney-t i mungon motra e saj dhe ajo i tha se ndjenja është padyshim e ndërsjellë.”

Ribashkimi  erdhi vetëm disa javë pasi Britney më në fund u pajtua me nënën e saj për herë të parë pas vitesh. “Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në  derën time pas 3 vitesh … Ka qenë një kohë e gjatë,” shkroi ajo. “Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që mundëm  t’i rregullonim gjërat !!!Të dua shumë !!!” “Jm shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vitesh!!! Le të bëjmë pazar më pas !!!” shtoi Britney./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *