• |
ide | kryesore

Manchester United, 40 milionë për Onana: Inter bllokon Vicario

-Instant, Sport
Onana



Premier League është e ardhmja e André Onana dhe Inter, në përgjithësi, mund ta pranojë këtë gjë. Manchester United, falë Ten Hag, i cili e ka konsideruar gjithmonë si të preferuarin e tij, ka shënjestuar portierin kamerunas. Red Devils janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 40 milionë euro. Për momentin, Inter nuk tërhiqet nga kërkesa e po pret që United të rrisë shifrën në 50. Në atë rast, shifra do të konsiderohet në lartësinë e lojtarit nga Marotta, që ndërkohë ka bllokuar Vicario.

Që diçka po lëviz, në fakt është shpjeguar nga presidenti i Empoli, Fabrizio Corsi. I intervistuar nga Lady Radio, ai tha se kishte folur me një klub të madh: “Më thanë se ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit dhe interesohen për tonat”. E kotë të thuhet se e ka për Inter, që prej disa javësh po mendon të shesë Onana, për të arkëtuar. Më mirë akoma: Onana në Angli, Brozovic në Arabinë Saudite, pastaj nisin blerjet duke filluar nga zgjidhja e çështjes Lukaku.

Lexo më tej: United i vë ‘pengesën’ Chelsea: ten Hag telefonon André Onana për tu transferuar në Old Trafford

VALZER PORTIERËSH

Duke qendruar te portieri zikaltër, United po pret fundin e muajit kur do të skadojë kontrata e De Gea. Me spanjollin negociatat për një rinovim të mundshëm janë prishur prej kohësh dhe e ardhmja e tij janë sauditët. Vetëm më pas do të nisë sulmi i United për Onana. Kamerunasi do të ishte i lumtur të gjente sërish mikun e tij Ten Hag. Inter do të ishte i lumtur të mblidhte para dhe Vicario gjithashtu të bënte hapin e pritur në kualitet. Praktikisht nuk mungon asgjë, përvec dhjetë milionë. Gjithsesi ky është një problem që mund të zgjidhet shpejt. Me pak fjalë, pothuajse gjithçka është vendosur, ajo që mbetet është të presim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *