• |
ide | kryesore

United i vë “pengesën” Chelsea: ten Hag telefonon André Onana për tu transferuar në Old Trafford

-Instant, Sport
Onana



Premier League thërret André Onana. Përveç Chelsea, me të cilin Inter ka pasur kontakte së fundmi, një tjetër klub anglez raportohet i interesuar për portierin zikaltër. Në detaje, sipas raportimeve nga Manchester Evening Neës, kamerunasi ka përfunduar në synimet e Manchester United. Në fakt, Djajtë e Kuq i janë dorëzuar idesë për të humbur David De Gea në korrik. Spanjolli largohet nga Old Trafford pas 12 vitesh e 545 ndeshjesh. Kështu, United kërkon një alternativë cilësore për ta zëvendësuar.

Situatë që e përqendroi vëmendjen mbi portierin e Inter. Jo vetëm për cilësitë e padiskutueshme të lojtarit, por edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me Erik ten Hag. Me teknikun holandez Onana ka punuar në kohët te Ajax. Një raport për të cilën në Angli janë gati të vënë bast fort, për një akord në negociatat mes zikaltërve dhe Djajve të Kuq. Ndonëse janë ende zëra dhe të dhëna, në fakt, André Onana duket se ka të gjitha karakteristikat e duhura për të zënë vendin e De Gea. Sipas lajmëve që filtrojnë nga United, portieri ka pasur tashmë një kontakt të parë telefonik me trajnerin ten Hag.

Lexo më tej: Inter takohet me Chelsea për Onana: refuzohet Kepa, zgjedhja e parë është Vicario

SFIDË DYSHE PËR ONANA

Një përafrim që, me shifrën e duhur, do t’i kënaqte të gjithë. Pas finales së Champions, André e kishte lënë të hapur derën për çdo zgjidhje. Kamerunsi e la gjithçka në duart e klubit zikaltër dhe në lëvizjet e Marotta & Co. Lëvizje që dukej se i drejtonte diskutimet në tratativën eventuale me Chelsea. Kjo edhe për kontaktet mes klubeve për rinovimin e huazimit të Lukaku. E megjithatë, tratativa mund të gjejë rrugë të ndryshme duke pasur parasysh interesin e Manchester United. Një lloj derbi anglez që gjithashtu mund të shkaktojë një ankand në rritje për Onana. Gjithnjë nëse Djajtë e Kuq vendosin të ndjekin një pistë tjetër. Mes profileve të ndjekura nga United, për portën, do të ishin edhe Diogo Costa i Porto dhe Bart Verbruggen i Anderlecht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *