• |
ide | kryesore

Kurti i përgjigjet Borrell: E vërteta e marshimit të FSK në Mitrovicë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Borrell



Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai ka kritikuar qeverinë e Prishtinës për arrestimet e reja ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe për një marshim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Për t’u dukur si “i balancuar” Borrell ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.

“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, – ka shkruar Borrell i cili ka shtuar se ky tensionim në rritje, nuk do të tolerohet.

“Pavarësisht takimit për krizën, tensionimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, – ka shkruar Borrell.


Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të shefit për politikë të jashtme të BE-së duke u shprehur se ky është dezinformim i rrezikshëm dhe do të përhapë panik.

“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti i III i FSK të Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm” – shkruan Kurti që përgjigjet edhe për arrestimet e serbëve.

“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në N. Mitrovicë për sulmon ndaj KFOR në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet.

Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkruan Kurti në Twitter. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Qenka “retorikë nxitëse” e Vuçiçit që në kundërshtim me marëveshjen e pas luftës së Serbisë në ish jugosllavi që shkaktoi me qindra mijë viktima në popullsitë civile në Kroaci, Bosnje e Kosovë, të urfhërojë ushtrinë për të shkuar në kufijtë e Kosovës , e që 15 kobra të njësive speciale të futen në teritorin e një shteti tjetër e të kidnapojnë tre policë shqiptarë të ulur për të ngrënë, e qenka luftënxitëse që shteti i Kosovës të arrestojë kriminelë lufte serbë e banda kriminale që sulmojnë KFOR-in ????????
    Kur përmend fjalën “retorikë” , kushdo nënkupton me këtë propogandën e llafollogjinë.
    Por në qëndrimet e Serbisë , nuk kemi të bëjmë thjeshtë me retorikë por me veprime konkrete të dhunëshme, jo vetëm kundër Kosovës por edhe KFOR-it e mbi 100 vendeve që kanë njohur pamvarsinë e Kosovës.
    A ka më “retorikë” idiote sa të cilësosh si “fajtorë” e të mbash të burgosur tre policë kosovarë, qoftë edhe sikur gabimisht të kenë kaluar një kufi të pa përcaktuar , për “armë mbajtje pa leje” ?
    Kë kanë sulmuar këta tre policë me armët e tyre “pa leje” ?
    Jo më tani që Kosova njihet si shtet i pamvarur, por edhe kur në Kosovë ushtria e policia serbe me urdhër të Millosheviçit kryente masakra çnjerëzore, nuk ka ndodhur asnjëherë që ndonjë njësi e UÇK të futej në teritorin e Serbisë “me armë pa leje”,
    Po a ka më “retorikë” idiote që ndonëse deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë e të flasësh për shkelje kufiri ?

  2. Borrell eshte spanjoll, i njeaneshem ne çeshtjen e Kosoves . Kurti bash jeni trim, dhe uroj te vazhdoni keshtu. Nuk kemi patur prej kohesh nje udheheqes shqiptar kaq me integritet sa juve sot. Dardania me ju do dale faqebardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *