• |
ide | kryesore

U kap duke vaditur bimët κanabis në një parcelë në Dibër, arrestohet 62-vjeçari

Lajme, Të fundit
kana



Një 62-vjeçar nga fshati Selishtë në Dibër është prangosur. Ai u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar kanabis, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull. Më pas, policia ka asgjësuar me anë të djegies 233 bimë të lëndës narkotike.

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë kanabis në territorin e bashkisë Mat. Aty u vu në pranga një shtetas e u shpall në kërkim një tjetër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *