• |
ide | kryesore

Seks me paratë tona/ Pse u arrestua Safet Gjici nga SPAK

Arkiva, Kryesore, Lajme
Safet Gjici SPAK arrestimi



Prangosja e Safet Gjicit dhe komunikimi i akuzave për korrupsion, që lidhen me aferën seksuale në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit ishte çështje kohe. Të paktën duke marrë parasysh ç’ndodhi me Shukri Xhelilin, ish kryebashkiakun e Dibrës, që disa vite më parë kërkoi seks me të njëjtën mënyrë si Gjici, në këmbim të favoreve që ia mundësonte pushteti.

Video që i doli Shukri Xhelilit ishte po aq kompromentuese. Kryebashkiaku i dibrës kërkoi të arrinte tek seksi në këmbim të një vendi pune, ndërsa Safet Gjici i përfitoi kënaqësitë erotike me premtimin se do të financonte një projekt për sterilizimin dhe strehimin e qenve të rrugës.

Video-skandali për Safet Gjicin nisi kur në duart e gazetarëve në Tiranë nisi të qarkullojë një pjesë nga filmimi në zyrën e tij, që mbanin datën 6 Qershor. Aty dukej një grua që performonte seks oral për kryebashkiakun e Kukësit. 10 ditë më pas, ngjarja u raportua në media thjesht si skandal seksual. Pamjet ishin të qarta, por detajet e marrëdhënies mes Gjicit dhe gruas në video ishin të pakta.

Filmimet e para ishin më shumë një shkelje morale që rëndonin mbi kryebashkiakun që derdhej mbi tavolinën e punës dhe bënte seks në zyrë. Akuza për korrupsion nuk kishte.

Disa orë pasi doli lajmi Gjici dha dorëheqjen. Në fjalët e fundit për mediat, ai foli për një kurth që ia ngritën kundërshtarët politikë, në anën tjetër Gjici pranonte se ishte në një marrëdhënie me gruan që dukej në video.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth” tha Gjici, duke u përpjekur ta shesë historinë si një pakujdesi që mund edhe ta kishte shmangur.

Në tentativë për ta pastruar ish kryebashkiakun, në mediat pranë qeverisë u ngritën disa skenarë. Gruaja në video u përshkrua herë si ish agjente e SHISH, herë si e infiltruar të Berishës, e herë si e mbrojtur të grupeve kriminale.

Video erotike në zyrë, Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook

Ngjarja u rëndua kur gazetari Artan Hoxha publikoi videon e plotë. Nga 12 minuta filmime kuptohej se pas seksit oral në zyrën e Safet Gjicit, gruaja kishte zhvilluar takime me zyrtarët e tjerë të Bashkisë për punët që ajo kishte me institucionin.

Biseda në zyrë, nuk ishte ajo e dy dashnorëve që sapo kishin provuar emocionet e seksit të ndaluar në tryezën ku firmoseshin vendimet për popullin e Kukësit. Aty flitej për paratë e taksapaguesve dhe Alma K. kërkonte një rrogë ose financimin e një projekti për sterilizimin dhe strehimin e qenve të rrugës.

Lexo edhe: Vajza e VIDEO-skandalit: Dëshmova në SPAK, jam e pambrojtur

Lexo edhe: Me Video/ Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin

Lexo edhe: Safeti s’bëri thjeshtë gojore, por palloi me lekët tona

Lexo edhe: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

I “përkëdhelur” nga femra që kishte në zyrë, Gjici dukej se kishte rënë dakort për financimin e projektit të saj duke kompromentuar veten. Tani të dy tani akuzohen për korrupsion pasiv.

Edhe Safet Gjici, edhe Alma K. do të përballen me akuzat për korrupsion. Safet Gjici është në qeli. Traumës së rëndë pas publikimit të filmimeve kompromentuese, tani i shtohet edhe akuza për korrupsion dhe burgosja nga SPAK.

Duke qenë se është nënë e një fëmije të mitur, Alma K. do të mbetet në arrest shtëpie. Pak ditë më parë në media u raportua pikërisht ky shqetësim i saj për bullizimin e fëmijës.

“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar” është shprehur ajo.

Në fakt, ka një anë të historisë që ende nuk është zbuluar ende. Gjici pretendon se kurthin ia ngriti opozita, por kundërshtarët e tij për Bashkinë e Kukësit e kanë mohuar këtë. Alma K. ende nuk e ka sqaruar, se përse e filmoi Safet Gjicin në zyrë. Vërtet e dogji kryebashkiakun, por në anën tjetër dëmtoi veten./Lapsi.al



9 Comments

  1. Duket si kundergoditja e Arben Ahmetaj perderisa disa dite me pas edhe ai u thirr nga SPAK! Duket sikur Edit i ka hyre frika, intensiteti i fjaleve i ka rene, pamja e fytyres i tregonte panik! Sepse nuk dihet kush eshte tjetri qe do i publikohet video seksi, ndoshta ai qe eshte zhdukur nga qarkullimi keto dite edhe pse mban detyren me te rendesishme ne parti pas Edit!

  2. Levizjet e drejtesise duhet te kene rezultat, jo vetem me skandalet e imoralitetit , por dhe me demet e medha ekonomike qe shkakton pushteti me taksat e popullit, te cilat publikohen cdo dite e po bejne buje me dosjet e denoncimeve, por qe po cojne popullin ne humbjen e besimit tek kjo drejtesi e re qe u krijua me premtime se do kishim drejtesi ligjore per ye gjithe, por veprimet e saj deri me sot, e ka treguar vehten si instuticion i qeverise se sa si pushteti dyte rregullues i rendit e ligjit ne sherbim te popullit.

  3. Pse ja fshihnibiemrin asaj baxhelle karlepirese kurse Safetit ja votoni te plote Emrin? Ky eshte diskriminim gjinor o plehra

    1. “Performonte seks oral” – thote mender gazetari. O trap, thuhet “kryente”. Po e shkaterroni gjuhen shqipe ma zi se sekti ne pushtet Shqiperine.

  4. Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
    Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.

  5. Oktapodi e kreu detyren, e paska gjetur ne areshivat e te jatit spiun, se kete vajzen e perdorka per pune te tillaBerisha.Fantazi utopiste per te na e shfaqur problemin politik, per ta deformuar opinionin nga e verteta e shkeljes se moralit e ligjeve institucioneve, qe zuzaret pushtetare i kane kthyer bordello, ashtu sic edhe ky pushtet eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *