• |
ide | kryesore

Sot zgjedhje në Greqi/ Kush është favoriti për të qeverisur 4 vitet e ardhshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhje



Greqia voton sërish sot për qeverinë e re. Votimi nisi në orën 7:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Këto zgjedhje mbahen me sistemin proporcional të zgjeruar, ndryshim nga ato të 21 majit që u mbajtën me sistemin proporcional të thjeshtë.

Sipas sondazheve partia konservatore e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis ka shanse shumë të mira për një mandat tjetër nga zgjedhësit. Partia kryesore opozitare, ajo e majtë, Syriza e ish-kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras ndodhet në sondazhe shumë më pas se partia Nea Demokratia.

Sot aplikohet në Greqi një e drejtë e re zgjedhore, sipas së cilës partisë më të fortë në zgjedhje i jepen edhe 50 vende plus. Prandaj Mitsotakis e paraqet veten si fitimtar të sigurtë dhe shpreson të arrijë shumicën absolute.

Zgjedhjet e reja u bënë të nevojshme, sepse partitë pas pesë javësh zgjedhje nuk arritën të krijonin një koalicion qeverisës. Në zgjedhjet e 21 Majit, partia e Mitsotakis, Nea Demokratia doli kryesuese dhe arriti të marrë 40,8 të votave, por humbi shumicën aboslute. 

Partia kryesore opozitare Syriza shpreson ende për një shans. Luftojmë deri në minutën e fundit për një rezultat të suksesshëm, tha ish-kryeministri, Tsipras. Syriza në zgjedhjet e 21 majit mori 20% të votave. Në fushatën e fundit, Tsipras u përpoq të bëjë për vete votuesit me premtime të reja sociale, si rroga më të larta dhe pensione më të mira. Ai premtoi të ulë tvsh-në mbi artikujt ushqimorë dhe benzinën. /lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *