• |
ide | kryesore

“Biskota” e famshme tmerron edhe një herë Italinë: Franca e Zvicra kanë dy mënyra për t’i eliminuar

-Instant, Sport
biskota



Raundi i fundit në grupe në Kampionatin Europian U21 do të përplasë Francë-Zvicër dhe Itali-Norvegji. E janë të gjitha mundësitë që “biskota” të serviret nga francezët për të eliminuar italianët e rinj. Italia ka mundur dje Zvicrën me rezultatin 3-2. Pas një pjese të parë të dominuar dhe të përfunduar 3-0 (golat e Pirola, Gnonto dhe Parisi) zviceranët shënuan dy gola në minutat e para të pjesës së dytë. Më pas, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar të tjerë, por mungoi saktësia.

Kështu, Italia mbetet në garë për Kampionatin Evropian U21, duke arritur në grup Zvicrën me 3 pikë, ndërsa Franca (1-0 ndaj Norvegjisë) është me 6 pikë. Italianët do të luajnë gjithçka në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë, por ka skenarë në të cilët rezultati i Italisë nuk ka asnjë ndikim në kalimin e turit.

HIPOTEZA E BISKOTËS NË FRANCË-ZVICËR

Në fakt gjithçka varet (sigurisht në rast të fitores së Italisë ndaj Norvegjisë) nga rezultati i Francë-Zvicër. Nëse Zvicra dhe Italia do të fitonin të dyja, do të ishin tre skuadra me 6 pikë. E në atë moment do të hynin në lojë kriteret për të vendosur kalimin e raundit. Pikët në ndeshjet direkte, diferenca e golave në ndeshjet direkte dhe golat e shënuar në ndeshjet direkte.

Për momentin, Italia ka një golavarazh 0 në ndeshjet direkte, ndërsa Franca +1 dhe Zvicra -1.

Italia mund të eliminohet nëse Zvicra mund Francën me 2 rezultate të mundshme: 4-3 dhe 3-2. Në rastin e parë diferenca e golave do të ishte 0 për të tre dhe do të numëroheshin golat e shënuar: Zvicra 6, Franca 5 dhe Italia 4. Prandaj Italia eliminohet.

Në skenarin e dytë (fitore 3-2) Zvicra do të ishte e para në grup, ndërsa Franca dhe Italia duhet të shikojnë përplasjet direkte. Ato janë në favor të Gjelave dhe për rrjedhojë Italia do të ishte e eliminuar.

Prandaj ka mundësi që “biskota” të serviret. Por si gjithmonë në këto raste shpresohet që të mbizotërojë sportiviteti dhe të gjitha skuadrat e përfshira të bëjnë maksimumin. Të eliminohesh për një biskotë, pas gabimeve të pabesueshme të arbitrit në ndeshjen kundër Francës, do të ishte vërtet një padrejtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *