• |
ide | kryesore

Inter ia rrëmbeu Milanit nga duart, Marcus Thuram të martën mbërrin në Milano për vizitat mjekësore

-Instant, Sport
Thuram



Me dy vite vonesë, Marcus Thuram është gati të përqafojë Inter. Sulmuesi francez, ishte pranë zikaltërve në verën e vitit 2021 kur një dëmtim në gju bëri të shkatërrohej gjithçka. Në atë kohë, Inter u kthye nga Joaquin Correa, por lëvizja nuk doli e suksesshme. Tani erdhi sërisht koha e Thuram. Marcus pritet në Milano të martën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën deri në 2028. Sulmuesi francez do të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon. Thuram do të mbërrijë me parametër zero duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon më 30 qershor me Borussia Moenchengladbach.

SA KUSHTON MARCUS THURAM

Sa i përket pagës, Thuram do të fitojë gjashtë milionë euro neto. Pikë e fortë, duke qenë se oferta e Milan ishte pesë milionë plus një bonus. Një shifër jo e rastësishme, duke qenë se ishte e njëjta pagë që merrte Edin Dzeko para se të firmoste me Fenerbahce. Por në bilanc, djali i ish-mbrojtësit të Juventus do t’i kushtojë Inter më pak, për shkak të Dekretit të Rritjes. Nëse boshnjaku “peshonte” 12 milionë euro bruto në vit, përkundrazi do të jetë 8 milionë për sulmuesin e ri të Simone Inzaghi. Një kursim i mëtejshëm, duke pasur parasysh kërkesat e Steven Zhang, krahasuar me ofertën e rinovimit vjetor që i ishte bërë Dzeko përpara se të kuptohej se boshnjaku preferonte një dyvjeçare: 5 milionë neto, që do të bëheshin 10 bruto.

KOSTOT E TRATATIVËS THURAM

Në të gjitha këto, padyshim, nuk duhen harruar bonuset e mundshëm dhe mbi të gjitha komisionet. Sidomos në një marrëveshje me kosto zero për sa i përket çmimit të një futbollisti që do të mbushë 26 vjeç në gusht dhe në xhiron e kombëtares franceze. Kur Thuram dukej ende pranë PSG-së, për shembull, flitej për një bonus nënshkrimi prej 10 milionë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *