• |
ide | kryesore

Wojciech Szczesny rrëfen dramën e minutave të sëmundjes, kundër Sporting: “Pata frikë nga vdekja”

-Instant, Sport
Wojciech



Wojciech Szczesny iu kthye edhe njëherë episodit të 13 prillit të kaluar, në të cilin pati frikë për jetën. Gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sporting Lisbona, portieri polak u detyrua të largohej nga fusha për shkak të sëmundjes: “Me të vërtetë mendova se do të vdisja, ishte e frikshme. Pasi ia kalova topin një nga shokëve të skuadrës, ndjeva sikur zemra do të më shpërthente në gjoks. Gjatë një goditje këndi i thashë Milik se isha keq, por kundërshtarët e kishin goditur tashmë. Dhimbja në gjoks ishte e tmerrshme dhe ende nuk e di saktësisht edhe sot çfarë ishte. Ndoshta ndonjë problem me shpinën ose shtyllën kurrizore”.

Duke folur për Canal Plus sport Poloni, portieri i Juventus foli më pas për teknikun Massimiliano Allegri: “Ne jemi miq shumë të mirë. E respektoj sepse ai është i aftë të më thotë gjëra që askush tjetër nuk do t’i thoshte. Pasi u transferova në Torino, ne kemi qenë gjithashtu miq shtëpie. Kështu që unë do të thoja se ai është një mik i madh i imi”, tha Wojciech.

Së fundi, Wojciech flet për të ardhmen: “Tërheqja nga kombëtarja polake është shumë afër, tashmë po luaj më shumë se sa pritej. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë. Por do ta them vetëm kur të ndodhë, sepse për momentin nuk kam asnjë dëshirë për lamtumirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *