• |
ide | kryesore

Himara pa kryetar bashkie/ Ambasadorja greke: Goditje për shtetin e së drejtës!

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadorja greke ne tirane



Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi reagoi ashpër për mungesën e Fredi Blerit në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës. Ajo e quajti ceremoninë një goditje të madhe të shtetit të së drejtës dhe regres që Shqipëria ka bërë në fushën e shtetit të së drejtës.

“Mungesa e zotit Beleri sot në mbledhjen e parë të konstituimit, përbën një goditje të madhe të shtetit të së drejtës. Do të ishte regres i madh që Shqipëria në fushën e shtetit të së drejtës, që të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie, zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit nuk ka akuza, apo dhe nuk është dënuar. BE është komunitet parimesh që duhet t’i zbatojë çdo vend që do të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja nga Himara, e cila ndoqi nga afër këtë ceremoni, ku nuk munguan as tensionet.

Lexo edhe: Beleri nuk betohet dot, Rama mban pushtetin në Himarë

Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe gjykatat kanë rrëzuar disa kërkesa të tij për t’u liruar nga burgu.



9 Comments

  1. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin

  2. ik moj kurve kembeleshe mos u perziej me punet e drejtesise te nje vendi sovran Beleri do shkoje ne burg per blerje votash dhe pike

    1. E moj ambasadore.Nuk e di ti që janë bijtë e nipat e klikës komuniste që drejtojnë.Ku njohin këta shtet ligjor. Per këta ligji është Rama dhe të tjerët vetëm firmosin çar vendos ai. Vërtet Europa vepron ndryshe por kumandari se ka problem se nuk afrohemi me të.Si do bënte ndryshe ai nga ish diktatori Enver.Dhe ai se donte Europën.

  3. kjo eshte goditje dhe deshtim per politikat antishqiptare greke qe kan ndaj shqiptareve sikurse dhe serbet maqedonet malazezet

  4. Po mi hajde shtrengoj duart dy KM dhe ja beni qejfin Rame mafioz e hajdutit, tani mbani pasojat edhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *