• |
ide | kryesore

Lajm i bujshëm, FSHF ndërpret kontratën me “OverSport”

-Instant, F1, Sport
oversport



Kampionati shqiptar, kupa e çdo kompeticion tjetër i futbollit në vend kishte humbur vizibilitet me të drejtën e transmetimit që kishte fituar OverSport. Kjo situatë i kishte bërë të pakënaqur tifozët, por në prapaskenë ka patur edhe më shumë. Kjo u mësua nga vendimi i papritur i FSHF pak çaste më parë. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “OverSport”. Kjo kompani kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë. Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “OverSport”.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të FSHF-së për të rivendosur bashkëpunimin në një modul të arsyeshëm, “OverSport” në mënyre të përsëritur shpërdoroi besimin e dhënë nga FSHF.

FSHF e ndjen për detyrim ndaj tifozëve dhe konsumatorëve në përgjithësi, të bëjë me dije këtë lajm duke i garantuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transmetim televiziv profesional dhe të ndershëm për aktivitetet e saj.

Lexo më tej: Lajmi i fundit/ Superiorja ‘mbërrin’ në RTSH: një ndeshje në javë në ekranin publik, e nis Partizani-Egnatia

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar.



1 Comment

  1. Karlliqet e bosit Duka! Thjesht biznes. Se nuk i rruhet shume per tifozet.

    Po si ja q nonen, me pa ndeshjet e Kombetares ne internet, neper site pirate, kur e gjithe bota, ndeshjet e medha i japin kanalet publike!!! Vk, Albanistan, cdo gje mbrapsh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *