• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrαsje të mbetur në tentativë, ekstradohet 44-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar me emrin Mihal Mërkuri është ekstraduar nga Greqia pasi ishte i dënuar me 10 vite burgim për një vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Sipas policisë në Sarandë, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.”- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *