• |
ide | kryesore

Kim, mbrojtësi i ri i kampionëve të Gjermanisë: Bayern Munich paguan 50 milionë eurot e klauzolës

-Instant, Sport
Kim



Gjithçka është bërë për kalimin e Kim Min-jae nga Napoli te Bayern Munich. Mbrojtësi i Koresë së Jugut largohet nga kryeqyteti kampan pas vetëm një sezoni dhe i bashkohet Matthijs de Ligt nën urdhërat e Tuchel. Bavarezët do të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh në kontratë, duke shmangur bisedimet me ADL. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për më shumë se dyfishin e asaj që paguhej sezonin e kaluar në Serie A.

Konsumohet kështu një nga lamtumirat më të sigurta të kësaj dritare verore. Marrëveshja mes palëve është totale, për njoftimin zyrtar, megjithatë duhen pritur javët në vijim. Arsyeja është e thjeshtë: klauzola e anulimit mund të aktivizohet vetëm në 15 ditët e para të korrikut. Për më tepër, lojtari është duke plotësuar 21 ditët e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut. Kështu që nënshkrimi i kontratës do të bëhet vetëm pas kthimit të tij.

Lexo më tej: Nga festa e titullit në ushtri: Kim e pëson si Son, thirret në Korenë e Jugut për shërbimin ushtarak

Kështu, Kim do të vazhdojë në Bundesligë, një karrierë që ka pësuar një rritje të papritur vitet e fundit. Në moshën 25-vjeçare ai ende luante me fanellën e Beijing Guoan në kampionatin kinez. Nga aty erdhi shpërthimi me Fenerbahce në sezonin 2021/22 e kurorëzimi në Napoli me triumfin e një kampionati legjendar. Tani erdhi kalimi te Bayern, i cili do ta mbulojë me para. Bavarezët mendojne të formojnë një nga repartet më solide dhe në të njëjtën kohë të rinj të planetit, me de Ligt dhe Upamecano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *