• |
ide | kryesore

Nga festa e titullit në ushtri: Kim e pëson si Son, thirret në Korenë e Jugut për shërbimin ushtarak

-Instant, Sport
Kim



Kim Min-jae do të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut në qershor. Mbrojtësi i Napolit do të qëndrojë në atdhe për tre javë, për t’iu nënshtruar stërvitjes bazë ushtarake. Ai do të kthehet në dispozicion të skuadrës në korrik. Nuk i ka shërbyer shumë përjashtimi për meritë sportive, falë medaljes së fituar në Lojërat Aziatike 2018. Falë atij suksesi, Kim, ashtu si shoku i kombëtares së Tottenhamit, Son, arriti të marrë ‘zbritje’ në krahasim me 21 muajt e parashikuar. Por shërbimin ushtarak duhet të bëjë gjithësesi pasi në Kore askush nuk mund të përjashtohet nga ligji.

Lexo më tej: Mbrojtësi i Napolit, Kim përfshihet nga polemikat në Kore: “Fjalët e mia u keqkuptuan”

Një zyrtar lokal konfirmoi përfitimet që do të gëzojë Kim në këtë rast. Mbi të gjitha është fakti se do t’i duhet të hyjë në qendrën stërvitore në qershor, por jo datat e sakta. Në thelb e njëjta gjë që ndodhi me Son të Tottenham në maj 2020, në mes të pandemisë së koronavirus. Sulmuesi i Spurs u dallua si një nga qitësit më të mirë në batalionin e tij. Kim me siguri do t’ë humbasë impenjimet me kombëtaren e tij në qershor, por duhet të jetë rregullisht në dispozicion të teknikut Spalletti për grumbullimin veror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *