• |
ide | kryesore

Raporti i drogave/ Shqipëria furnizim me kokainë nga Bolivia, mbetet rrugëkalim i heroinës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Kokaina ne qese



Shqetësimi për trafikun e drogës në vendin tonë nuk është më si disa vite më parë, por Shqipëria mbetet ende një nga vendet tranzit i heroinës dhe kokainës, sipas raportit të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit. Në këtë raport, Shqipëria përfshihet në një prej hartave ku janë ngjyrosur “vendet burim dhe tranzit i ngarkesave të heroines nga periudha 2018 deri në vitin 2021”. Këtu vendi ynë përfshihet duke u ngjyrosur me rozë. Harta më poshtë:

Harta e parë Shqipëria, si një ndër vend tranzit të heroinës
Harta e parë Shqipëria, si një ndër vend tranzit të heroinës

Në një hartë tjetër ku paraqiten kanalet e trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Bolivia për në shtetet e tjera, por ashtu paraqitet një lidhje direkte e trafikantëve shqiptarë me ata bolivianë. Harta më poshtë:

Harta e rrugëkalimit direkt të drogave nga Bolivia në Shqipëri
Harta e rrugëkalimit direkt të drogave nga Bolivia në Shqipëri

Tashmë është i njohur fakti që grupet e trafikantëve shqiptarë kanë shkuar deri në burim në trafikun e drogave të forta, duke krijuar kontaktet e tyre me prodhuesit në Ekuador, Meksikë apo Kolumbi. Droga vjen në Portin e Durrësit, ku janë zbuluar rregullisht ngarkesa me kokainë në anijet që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Në përmbledhjen e raportit të drogave për vitin 2023 pranohet se përdoruesit e drogës në të gjithë botën janë shtuar, kjo falë uljes së çmimit për substancat sintetike.

Lexo edhe: Kokaina mes qymyrit/ Detaje nga operacioni në Durrës

Lexo edhe: Kokaina në kontejnerin e bananeve, vihet në pranga agjenti doganor dhe inspektori i AKU-së

Lexo edhe: FOTO/ Kokaina në Durrës me filma vizatimorë e fshehur në mish pule

Të dhënat tregojnë se në të gjithë botën janë 13.2 milionë përdorues droge, rreth 18 për qind më shumë se sa ishte vlerësuar më parë. Ndërkohë, numri i njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e përdorimit të drogës është rritur në 39.5 milionë, një rritje prej 45% gjatë 10 viteve.

 

Furnizimi dhe rritja e konsumit të kokainës në Shqipëri

Për Shqipërinë, ende nuk ka një shifër zyrtare mbi përdoruesit e kokainës. E dhëna më e fundit u publikuan në një raport të vitit 2017 nga OKB, sipas të cilit prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, më e larta në të gjithë botën.

Në fakt, të dhënat e pakta që publikohen nga policia konfirmojnë se situata e konsumit të kokainës në vendin tonë është e rënduar.
Disa muaj më parë policia goditi një rrjet të shitjes së drogës prej 20 personash në Tiranë.

Tregu i këtyre shitësve ishte fokusuar kryesisht në gjimnazet e kryeqyetit. Nxënësit ishin kthyer në konsumatorë të rregullt të kanabisit, heroinës dhe kokainës, sipas të dhënave të policisë. Rrjeti i shitjeve shtrihej në të gjithë kryeqytetin, që nga Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

Fill pas këtij lajmi, mjekët konfirmuan se rastet e të miturve që përdorin droga të rënda janë shtuar. Deklaratë e fortë ishte ajo e mjekes toksikologe Amarda Gashi, sipas së cilës vajza nga 12 apo 13 vjeç janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në spital për shkak të përdorimit të kokainës.

“Kokaina ka nisur të përdoret dhe nga vajzat të cilat vijnë në pavionin tonë për ndihmë. Rastet emergjente janë të shpeshta gjatë fundjavës, për shkak të festave të shfrenuara”– u shpreh Gashi për mediat.

Për të kuptuar më shumë shërbejnë disa shifra të punës së policisëm sipas të cilës vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2023 ishin arrestuar rreth 450 persona për shpërndarje droge.

Deri disa vite më parë, mendohej se droga që përdorej më shumë në Tiranë ishte kanabisi, një drogë e lehtë, përdorimi i të cilës po legalizohet në shumë vende të Europës.

Por situata ka ndryshuar. Arrestimi i qindra shpërndarësve të kokainës në pak muaj, do të thotë se është “e bardha” që po dominon tregun.
Raporti Botëror i Drogës 2023 shpjegon se pabarazitë sociale dhe ekonomike nxisin – dhe nxiten nga – sfidat e drogës; shkatërrimi mjedisor dhe abuzimet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga ekonomitë e paligjshme të drogës; dhe dominimi në rritje i drogave sintetike./Lapsi.al



5 Comments

  1. Derisa palloshi gomar Noci Edvin coco e perdor ne vend te sheqerit perse mos jemi vendi kampion per coco.

  2. Reagimi pas dy jave heshtje të sikletëshme, pas provave që po dalin përditë në publik, tregon se Sali Berisha tani është I qartë se provat që po publikohen çojnë gjurmët e shantazhit në zyrën e tij. Publikimi I bisedës telefonike mes porositësit të regjistrimit dhe vajzës që u përfshi në këtë skandal, tregonte qart se dhe vet tutori I kësaj pune ishte I pafuqishëm përballë Berishës që të ndalte publikimin dhe I kërkonte vajzës të arratisej që atë ditë se nuk dihej se çfarë ndodhte të nesërmen.

  3. E po tani jemi ne zemer te Europes. Neper keto troje kane kaluar njerez e mallra prej mijra vitesh,

    Pra asgje e re nga ky front.

    Raportuesit le te vazhdojne te bejne raporte sepse per ato paguhen.

  4. Kjo eshte Shqiperia Sorosiane neoliberale. Ndersa keto qe permend artikulli jane vlerat perendimore euroatlantike ku po integrohemi. Jemi kthyer ne nje geto te pashprese ku ka vetem regres dhe degjenerim total. Te tjerat qe broçkulla.

  5. Ja mbeshtes mendimin parashtruesit dhe ja plotesoj deri ne rrenxe duke shtuar se vetem integrimi ne sistemin e vlerave alla Putin, alla Iran, Kine, Kore e Veriut dhe Arabi Saudite… do ta ndrisin kete vend.

    Vetem modelet e lartpermendura nuk njohin degjenerim pasi jane te degjeneruara qe ne pikenisje.

    Deri atehere, t’ja bejme si t’ja bejme qe te perballojme degradimin e kapitalizmit dhe demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *