• |
ide | kryesore

Sërish dyshime/ Putin po përdor një sozi pas grushtit të shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sozi



Rrjetet sociale dhe tabloidët kanë rikthyer dyshimet se Vladimir Putin po përdor gjerësisht një sozi së fundmi në daljet e tij në publik. Presidenti rus dukej shumë i ngurtë teksa buzëqeshte për një moment me mikun e tij, komandantin çeçen Ramzan Kadyrov. Pamja plastike e Putinit ka shkaktuar një mori spekulimesh sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai u takua me mikun e tij Kadyrov të martën, pak para se t’u drejtohej trupave të tij për shkak të grushtit të shtetit të Grupit Wagner. Despoti 70-vjeçar i tha turmës së gjeneralëve dhe ushtarëve të përzgjedhur me kujdes se kishin ndalur një “luftë civile” dhe “provuan besnikërinë e tyre”.

Një prej pasojave nga marshimi për në Moskë i kryesuar nga Yevgeny Prigozhin, disa sugjerojnë se Putini paranojak mund të ishte fshehur për sigurinë e tij. Udhëheqësi me pamje të lodhur dukej fillimisht i tronditur nga rebelimi, i cili ishte sfida më e madhe për sundimin e tij me grusht të hekurt që kur erdhi në pushtet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

A plastic-looking Putin has been compared to a waxwork in his selfie with Kadyrov

Pasi aleati i tij i vjetër dhe “kuzhinieri i preferuar” Prigozhin iu kthye kundër tij, thuhet se Putini ka dyfishuar trupat për sigurinë e tij. The Sun shkruan se imazhi i tij si prej dylli ka bërë pak për të shuar thashethemet, pasi fytyra e tij duket e zbehtë dhe e hollë, ndërsa ai duket dukshëm i rraskapitur. Fotoja u shpërnda në Twitter nga Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashcenko.

“Në foto, Kadyrov është shumë i madh dhe pushton Putinin, i cili duket shumë i vogël dhe i moshuar. Meqë ra fjala, sa ditë kaloi Kadyrov në karantinë para takimit? Apo nuk është më e nevojshme për KËTË Putin?” – ironizoi ai. Pamja e Putin me një fytyrë të zhytur dëshmon një kontrast të fortë me pamjet e fundit, ku tirani shihet me faqe më të plota dhe të fryra.

Ai u pa më pas mjaft aktiv gjatë një udhëtimi në Republikën e Dagestanit mbrëmjen e së mërkurës teksa futej mes turmave në Derbent. Putin, i njohur për mbajtjen e një distancë prej 60 metrash nga ambasadorët dhe përdorimin e tij të tavolinave të gjata për takime – u pa çuditërisht të afrohej tek mbështetësit e tij. Plot energji, ai madje në mënyrë të çuditshme i dha një puthje në kokë një vajze të re, e cila e emocionuar rrëmbeu një selfie me të. Ai përqafoi në mënyrë tronditëse dashamirësit në rajonin e largët ku u prit si një yll “roku”.

The Russian President even bizarrely planted a kiss on a young girl in Derbent

Por këto dalje të çuditshme në publik kanë nxitur thashethemet se Putini po dërgon sozi në vend të tij. Vetëm pak javë më parë, ai kërkonte që çdo vizitor që takohej me të në Moskë ose Shën Petersburg të karantinohej për dy javë. Me gjithë masat e rrepta, ai shpesh ruante një distancë të kujdesshme me ta edhe pse ata i kishin respektuar rregullat e izolimit. Menjëherë pas kësaj ai u pa duke shtrënguar duart me një oficer që mbante atë që mund të ishte çanta e tij e tmerrshme me kodet e arsenalit të frikshëm bërthamor të Rusisë.

He seemed to disregard his quarantine policy for visitors while getting up close and personal with his mob of supporters

Ai është shfaqur duke rregulluar diçka edhe në uniformën e ushtarit, ndonëse më parë nuk përshëndeste asnjëherë rojet e sigurisë. Një diplomat i vjetër i Moskës tha se po bëhet “e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin. Ka disa që i ngjajnë shumë, por ata sillen disi ndryshe. Unë po supozoj se Putini i vërtetë duket i dobët dhe i sëmurë, por duke buzëqeshur me Kadyrov. Ky që zhytet në turmë në Dagestan sillet ndryshe nga Putini tradicional”.

Viktor Alksnis, një ekspert ushtarak dhe politikan sovjetik, i cili tani është një analist thotë: “Pse Putin takohet me vizitorët në Kremlin pas një karantine 2-javore dhe në një distancë të madhe, ndërsa në Derbent ishte i qetë në turmë dhe madje përqafon dhe puth disa qytetarë? Si mund të garantohet siguria fizike e presidentit në kushte të tilla, diçka nuk shkon këtu. Duket si një prodhim teatror në të cilin Putin nuk është në të vërtetë Putin”.

Edhe analisti pro-luftës Igor Strelkov akuzoi drejtpërdrejt Presidentin për përdorimin e një sozie në Dagestan. “Një person që i ngjante në mënyrë të paqartë presidentit – dhe që nuk kërkonte aspak respektimin e karantinës 2-javore të nevojshme për të marrë një takim me [Putin] – po shëtiste nëpër Derbent” – tha ai.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i grushtit të shtetit Yevgeny Prigozhin që supozohet se ka mërguar në Bjellorusi pas dështimit të revoltës së armatosur, sipas tij është parë “duke lëvizur rreth Moskës dhe më pas Shën Petersburgut”. Megjithatë ai nuk dha ndonjë provë për këto pretendime rreth Prigozhin. Një shpjegim tjetër mund të jetë se Putini fluturoi për 2 orë nga Moska për në jug për të gjetur një turmë që e brohoriste që mund të ishte më e vështirë për t’u gjetur në kryeqytet.

He was given a rock star reception as he was welcomed by swarms of fans in Derbent

Ish-shkruesi i tij i fjalimeve, Abbas Gallyamov thotë: “Putinit i duhej një foto i rrethuar nga njerëz, aq shumë sa për këtë ai madje harroi Covid-in, karantinën dhe distancën sociale. Me sa duket ishte e pamundur të sigurohej një pritje entuziaste në Moskë ose në ndonjë rajon tjetër rus, kështu që ai duhej të fluturonte për në [Dagestan]. Aty është më e lehtë të organizosh një turmë entuziaste”.

Gazeta e pavarur e lajmeve Agentstvo tha se ishte hera e parë që nga para pandemisë që Putin ishte parë në mes të një turme të tillë. “Për herë të parë që nga marsi 2020, presidenti nuk mbajti distancë dhe madje e puthi një fëmijë. Dy javë më parë, të gjithë të ftuarit që u takuan me të vazhduan të respektojnë rreptësisht karantinën” – shkroi kanali në Telegram i gazetës.

Putin sported much plumper-looking cheeks during a meeting on Wednesday

Kirill Martynov, redaktori i pavarur i Novaya Gazeta Europe, tha: “E gjithë kjo është shumë e çuditshme. Vendi i takimit është i çuditshëm, siç është Putini që përqafon njerëzit papritmas. Ai normalisht nuk e bën këtë. Ku është tavolina [e gjatë]? Është një gjëegjëzë. Nuk më pëlqejnë vërtet teoritë budallaqe të konspiracionit, por ndjenja se ka dy Putin po rritet. Mund të jetë i njëjti person, por me modele të ndryshme sjelljeje. Dikush futet në karantinë, dikush mund të përqafohet në Derbent”.

Putin visiting a mosque in Derbent during his visit to the region

Megjithatë ka edhe sugjerime se Putini mund të ketë detyruar të gjithë turmën të izolohet për 2 javë para takimit me të. Kanali në Telegram “General SVR” pretendon se pothuajse të gjitha paraqitjet e fundit të Putinit kanë qenë me ndryshe për shkak se ai vuan nga kanceri dhe ka probleme të tjera shëndetësore. Kanali pretendon se aktorët që luajnë Putinin në publik i janë nënshtruar një operacioni plastik për t’i ngjasuar Putinit dhe dërgohen të takohen me turma njerëzish ose kur presidenti është i paaftë fizikisht.

Rumours are swirling that the paranoid despot is sending doppelgangers in his place

Thuhet se të ngjashmit e tij tani po angazhohen edhe të mbajnë fjalime pasi shëndeti i despotit po përkeqësohet. Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se lideri rus mund të jetë tashmë i vdekur, mes dyshimeve se ai përdor një sfond jeshil për të falsifikuar takimet në të cilat ai nuk ka morë pjesë në të vërtetë.

Një video që pretendon të provojë se Putini përdor sozi u bë virale në mars. Dokumentet e spiunazhit të publikuara nga The Sun konfirmojnë se ai ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Pretendohet se Putin ka bërë edhe disa operacione plastike në fytyrë. /The Sun, LAPSI.al



5 Comments

  1. Lapsi, ç’ka bërë vaki që jeni përfshirë edhe juve (!!) në teori konspirative??!! Ju s’para bëni këto gabime.

    Mos ndoshta kur e bëjnë mediat e perëndimit, pse mos t’a bëni edhe ju?!

    Mos u bëni qesharakë!

    🙂

  2. Me pak vemendje, po te shikoni formen e kafkes dhe hundes nuk eshte e njejte ne te gjitha fotot! Talluni ju me Lapsin! 🙂

    1. Shif “Biden” sa kopje ka… Nja 3 i kam numëruar unë. Botë theatro … Eh sa thell shkojnë këto punë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *