• |
ide | kryesore

Video/ Zarate i tërbuar ndërhyn në direkt tv e sulmoi gazetarin: “Je një m*t”

-Instant, Sport, Video
Zarate



Dukej si një episod i zakonshëm i American Breakfast, një program i njohur televiziv argjentinas. Por prania në studio e Natalie Weber, gruas së Mauro Zarate, dhe gazetarit Flavio Azzaro, e bëri emisionin një luftë të vërtetë. Ato që shkaktuan një debat plot fyerje, ku mori pjesë edhe ish-sulmuesi, ishin disa deklarata të mëparshme të gazetarit. Në momentin e kalimit të argjentinasit nga Velez te Boca Juniors ai kishte folur për tradhti dhe e kishte etiketuar një mercenar. Ishte zonja Zarate ajo që ndezi fitilin, duke nisur të sulmojë Azzaro në studio.

SULMI I WEBER

Weber, e vetëdijshme për atë që gazetari kishte thënë në të kaluarën për burrin e saj, nuk mundi të rezistonte dhe sulmoi: “Shumë gazetarë gënjejnë. Ata besojnë se janë të pandëshkueshëm për të folur për lojtarët dhe këtu kemi njërin para nesh”, tha ajo duke iu referuar Azzaro. Zarate pastaj e rriti dozën: “Ti gënjeve për Mauron për një vit. Një vit i tërë duke thënë tra*lliqe!. Fillimisht the se Velez i kishte dhënë para babait të Mauros. The se Mauro ishte një m*t, se ai ishte një mercenar. Një vëlla i keq, një djalë i keq, një burrë i keq dhe një shok i keq!”.

Në atë moment gazetari u mbrojt duke kundërsulmuar: “Nëse e donte kaq shumë Vélez, pse shkoi te Boca? Burri juaj është mercenar dhe tradhtar, i dashuruar me paratë”.

NË FUND NDËRHYRI ZARATE

Pas këtij debati të ashpër në transmetim, Mauro Zarate ndërhyri me telefon, duke sulmuar Azzaro pa u kursyer: “Natalie e di që nuk duhet të flasë me këtë plehrë. Ai është një i mjerë që nuk ka asgjë. Ti je një m*t. Nëse duhet të përplasemi, do të përplasemi. Ky djalë është i vendosur të thotë gjëra të këqija për njerëzit dhe lojtarët. Është e vetmja gjë që di të bëjë”. Më pas ai vazhdoi: “Dua që gruaja ime të mos flasë me këtë person. Mendoj se është e turpshme që kanë sjellë një person të tillë në emision. Nuk do të arrijë gjëkundi sepse e flakin kudo”.

Fjalën e fundit e mbajti gazetari, i cili përdori fjalët e sulmuesit argjentinas për të nisur një tjetër sulm ndaj tij: “Ah, pra ju e menaxhoni jetën e gruas tuaj? Ky është një mesazh i bukur. Çdo gjë që bëni e bëni për para”, përfundoi ai. Një episod i papritur për shumëkënd, por ndoshta jo për producentët e spektaklit…

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *